LAJMI I FUNDIT:

Tebas sulmon Barcelonën: Messi nuk e meritonte të largohej ashtu, vendimi nuk ishte ekonomik

Tebas sulmon Barcelonën: Messi nuk e meritonte të largohej ashtu, vendimi nuk ishte ekonomik

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka këmbëngulur se Lionel Messi nuk e meritonte të largohej nga Barcelona në mënyrën që u bë dhe largimi i tij mund të ishte shmangur.

Barcelona u përpoq të nënshkruante një kontratë të re me yllin argjentinas pasi kontrata e tij e mëparshme skadoi në fund të sezonit të kaluar.

Por, ata nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje pavarësisht se të dyja palët donin të vazhdonin partneritetin e tyre, me Barcën duke përmendur kufizimet financiare të La Ligas si arsye prapa dështimit.


Tebas pranon se largimi i gjashtë herë i fituesit të Topit të Artë vjen si një goditje për kampionatin spanjollin, edhe më shumë sesa humbja e figurave të tjera të rëndësishme.

Tebas ‘hedh’ bombën: Largimi i Messit nga Barcelona mund të ishte shmangur
Lexo po ashtu Tebas ‘hedh’ bombën: Largimi i Messit nga Barcelona mund të ishte shmangur

“Ashtu si kur Cristiano Ronaldo, Pep Guardiola ose Jose Mourinho u larguan. Ne e dinim që një ditë kjo do të ndodhte”, ka thënë fillimisht Tebas për Sport.

“Ndoshta largimi i Messit ka qenë pak më i dhimbshëm, sepse personalisht e konsideroj atë më të mirin në histori dhe ai nuk e meritonte të largohej ashtu, jo vetëm për Barçën por edhe për La Ligën”.

A ishte i shmangshëm largimi i Messit?

Tebas këmbëngul se 34-vjeçari mund të kishte qëndruar në Camp Nou dhe është i bindur se do të vërtetohet kur të dalin shifrat financiare të klubit.

“Unë e diskutova personalisht atë me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, me telefon dhe me bordin e tij të drejtorëve. U gjetën zgjidhje, nëse arsyeja ishte ekonomike. Nëse ka qenë për një arsye tjetër, nuk mund ta vlerësoj më”.

Messi: Doja një lamtumirë ndryshe, shpresoj të kthehem një ditë
Lexo po ashtu Messi: Doja një lamtumirë ndryshe, shpresoj të kthehem një ditë

“Unë mendoj se sezonin e ardhshëm, me numrat që publikon Barca, ne do të shohim nëse Messi me të vërtetë mund të ketë qëndruar apo jo. Dhe megjithëse unë respektoj vendimin e klubit, ju duhet t’i tregoni gjërat ashtu siç janë”.

“Nuk ishte një vendim ekonomik. Unë e di me siguri”, përfundoi i pari i La Ligas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori