LAJMI I FUNDIT:

TEB zyrtarizoi fituesen e Peugeot 2008

TEB zyrtarizoi fituesen e Peugeot 2008

Veç fitueses së çmimit kryesor janë shpallur edhe pesë fituesit e aranzhmaneve një javore për çift (Antalya Summer Holiday – ultra all Inclusive)

Fituesja e çmimit kryesor, Fadile Terziu nuk e ka ditur se e ka fituar çmimin kryesor deri sa ka ardhur në bankë, ndërsa edhe emocionet e saj e të bashkëshortit kanë qenë të shumta.

Më 20 dhjetor në zyrët qendrore të bankës TEB është bërë tërheqja e fituesve të Lojës Shpërblyese të Kampanjës së Depozitave.

Fituesit e Lojës Shpërblyese të Kampanjës së Depozitave janë:

Fituese e shpërblimit te madh Peugeout 2008:
Fadile Terziu

Fituesit e aranzhmaneve një javore për çift ( Antalya Summer Holiday – Ultra All Inclusive):

Ismail Hukallo

Rashit Vitia

Emine Huruglica

Hilmi Krasniqi

Gazmend Alo. /Telegrafi/