Banka TEB solli Akademinë e Biznesit VI në Prishtinë. Pjesëmarrës të shumtë nga biznese të ndryshme morën pjesë në punëtoritë e organizuara sot.
Ofrimi i shërbimeve jo-financiare që iu nevojiten bizneseve, tashmë është bërë një traditë e TEB Bankës me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Përgjatë punëtorive të organizuara sot, nga ekspertë dhe profesor të Turqisë të sjellë nga “Girshim”, u prekën tema të ndjeshme për bizneset e vogla dhe të mesme me theks të veçantë menaxhimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të ditëve të sotme për të ardhmen.
Mehmet Sanli, themelues i firmës konsulente për ndërmarrësi dhe biznes tha se një firmë kur themelohet është ndërmarrje e vogël dhe e mesme, por asaj i takon të punojë dhe të ketë pretendime drejt rritjes.
Në punëtori u theksua se detyra e parë e vështirë e NVM-së është të merr vendime afatgjatë dhe këto t’i sistemojë në një formë strategjike.
Sanli tha për KosovaPress se në lidhje me NVM-të në Kosovë, fillimisht janë bërë studime dhe hulumtime me ç’rast vërehet një nevojë e madhe për rritje të eksportit.
“Para se të vijmë në Kosovë bëjmë studime qoftë për ekonominë e përgjithshme qoftë për cilësinë e bizneseve që operojnë në këto vende. Natyrisht prej çështjeve tona të cilat i hulumtojmë janë nevojat e firmave për rritje, andaj edhe trajnimet tona i dizajnojmë në përputhje me këto kërkesa. Nevoja të cilën e identifikuam ne te këto biznese është zvogëlimi I importit dhe rritja e eksportit. Ose nevojitet rritja e shpejtë e ndërmarrjeve aktuale. Sa i përket rritjes kemi të bëjmë me dy elemente, planifikimin e rritjes duke e parë si çështje strategjike gjithashtu japim edhe trajnim edhe për skenarë të rritjes në përputhje me sektorin në të cilin ata shërbejnë. Duhet ta theksojmë edhe faktin se ne kemi shërbyer si konsulentë edhe për TEB-in si dhe kemi ofruar këshilla për rritjen e bizneseve të cilat janë klientë të TEB-it”, tha ai.
Meqenëse është viti i tretë që mbahen trajnime dhe ipen këshilla për bizneset në Kosovë Sanli i pyetur nëse NVM-të po shënojnë rritje u shpreh se ndryshimet pozitive shihen pas ndryshimeve të mënyrës së punës, gjë që zakonisht vërehet pas një apo dy viteve.
“Një NVM e cila e planifikon rritjen dhe e zbaton atë nuk ndryshon gjendja e saj menjëherë të nesërmen, por ajo që ndryshon është mënyra e punës së saj. Përveç analizimit dhe shikimit të çështjeve ditore, firmat fillojnë të interesohen edhe për punë të cilat janë edhe mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore. Pra në mendjen vendoset mendimi për rritje, andaj pas një viti apo dy viteve fillojnë ndryshimet positive në kuadër të biznesit… firmat duhet t’i themelojnë akademitë në kuadër të biznesit të tyre dhe në këtë mënyrë ta përshpejtojnë trajnimin e personelit”, u shpreh ai.
Sipas studimeve, rritja e ndërmarrjeve të vogla është problem global pasi që shumica e tyre frikësohen të zgjerohen shkaku i humbjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si mashtrim i madh

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet