Teatri “Bekim Fehmiu” nis projektin e ri, “Komedia e Zezë” vjen në Prizren

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren ka njoftuar se ka filluar përgatitjet për realizimin e një shfaqjeje të re.
Sipas njoftimit kanë filluar provat për premierën e shfaqjes së titulluar “Komedia e Zezë” nga Pitër Shafer, me regji të Ilir Bokshit.
“Një komedi e jashtëzakonshme që luan me dritën, errësirën dhe situatat absurde që lindin mes tyre”, thuhet në njoftim.
Premiera sipas këtij teatri është planifikuar që të jepet në javën e parë të qershorit të këtij viti.
“Jemi të entuziazmuar për këtë projekt dhe mezi presim ta ndajmë me ju”, përfundon njoftimi i Teatri “Bekim Fehmiu”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































