Amir Saipi pritet të jetë prurja e re e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve.
Dardanët do të përballen me Lituaninë më 12 tetor në udhëtim e pastaj presin Qipron tre ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’.
Saipi që aktivizohet si portier i parë me Luganon ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës, por tani e tutje do të luaj për Dardanët.
24-vjeçari është duke u pajisur me pasaportën kosovare, derisa pritet ta shtoj konkurrencën në portën e Kosovës.
Drejtori i Kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami ka thënë se Saipi u largua pasi para tij janë katër portierë në hierarkinë e helvetikëve.
“Për momentin hierarkia sa i takon portës është e qartë. Para tij janë Kobel, Mvogo, Omlin dhe Koehn, të gjithë aktivë në ligat e mëdha evropiane”, ka thënë Tami për televizionin shtetërorë zviceran.
Sipas Tamit, konkurrenca ka luajtur rol në vendimin e Saipit.
“Është e vërtetë që ai nuk do ta kishte marrë menjëherë këtë mundësi me ne. Por dera jonë do të mbetej gjithnjë e hapur.Do të varej edhe nga përparimi në edicionet e ardhshme dhe dëshira e tij për të qenë pjesë e grupit. Ne kemi përsëritur interesimin tonë për të pak para Kampionatit Evropian”, ka theksuar Tami.
Ish-trajneri i disa skuadrave zvicerane Tami që ndodhet në rolin e drejtorit e ka krahasuar rastin e Saipit me atë të kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshitit.
“Unë isha trajner i Gjimshitit te Zvicra U21 dhe në atë kohë askush, me gjasë as vet ai, nuk ka menduar se mund të arrijë nivelin që e ka arritur sot me Atalantan. Nëse do të mendonte se do të bëhej njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A, ndoshta do të zgjedhte Zvicrën para Shqipërisë, pikërisht pasi kjo do t’i jepte mundësinë të paraqitej në ngjarje të mëdha”, ka thënë Tami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit pas pjesës së parë falë super golit të Pedrit

Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

Enis Zabërgja zbulon kontratën marramendëse dhe vetura dhuratë që kishte pranuar

Prishtina akuzon gjyqtarët se ia ‘vodhën’ fitoren ndaj Trepçës

Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Juventusi përcakton nënshkrimin e parë të madh për sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar