Të vërshuarit nesër duhet të largohen nga konviktet, akoma nuk kanë rregulluar shtëpitë
Sot është dita e fundit ku të banorët e rajoneve të vërshuara në Shkup, të cilët janë akomoduar në konviktin e studentëve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të lëshojnë konviktet. Edhe pse ministri i punës dhe politikës sociale, Ibrahim Ibrahimi, vlerësoi se janë krijuar kushte që 79 banorë të kthehen në shtëpitë e tyre, ata për Telma thonë se nuk do t’i lëshojnë konviktet, pasi në shtëpitë e tyre nuk ka kushte për jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para katër ditëve, këta banorë u paralajmëruan se pas festës së Pashkëve do të duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa akomodimi shtesë në një qendër tjetër është siguruar vetëm për 2-3 familje. Të ballafaquar me faktin se nesër për ta do të mbyllen dyert e konviktit “Seniq”, familjet e vërshuara kërkojnë që qëndrimi në konvikte t’u vazhdohet edhe për disa javë, që të mund të rregullojnë shtëpitë e tyre dhe të kthehen.
Përderisa institucionet kompetente nuk pranojnë kërkesat e tyre, banorët nga rajonet e vërshuara thonë se do të mblidhen para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe nga ministri Ibrahimi do të kërkojnë vazhdimin e afatit të qëndrimit në konvikte dhe më shumë para për sanimin e dëmeve./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë