LAJMI I FUNDIT:

Të verbërit në Kërçovë janë lënë në harresë!

Të verbërit në Kërçovë janë lënë në harresë!

Se është dyfish vështirësi të jesh i verbër në Maqedoni, e dëshmon gjendja e kësaj kategorie qytetarësh në Kërçovë.

Shoqata në këtë qytet numëron rreth 170 anëtarë, por nuk kanë as zyra ku të kryejnë aktivitete dhe as kushte për të ecur nëpër rrugë.

Nënkryetari i Shoqatës së të verbërve në Maqedoni thotë janë lënë krejtësisht në harresë.


“Shoqata jonë nuk ka aspak kushte nuk kemi zyra, komuna na ka harruar për çdo gjë, as mjete financiare! Kohë më parë na jepte disa gjëra tash edhe ata nuk i jep, kërkojmë nga komuna të na ndihmojë të mos na lëre në harresë”, tha Zejno Bajrami, nënkryetar i Shoqatës së të Verbërve në RMV.

Edhe koordinatori i Shoqatës së të verbërve në Kërçovë e pohon të njëjtën gjë.

“Kushtet janë shumë të dobëta për shkak se vitet e fundit kemi mbet edhe pa zyrë për edukim për këta persona shpesh herë kemi tentuar te kryetari i komunës dhe çdo vit na thonë se do të bëhet do të bëhet, shpresojmë se këtë vit do të na sigurojnë zyra”, tha Zenel Zylbeari, kordinaror i Shoqatës së të Verbërve.

Shoqata e të verbërve në Kërçovë disa vite me radhë ka funksionuar në një barakë me kushte të këqija. Më pas e njëjta u prish nga ana e Komunës dhe tash kanë mbetur pa zyra për trajnim dhe ndërveprim.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori