LAJMI I FUNDIT:

Plagosje me armë zjarri në Shijak, policia në kërkim të autorit 18-vjeçar

Plagosje me armë zjarri në Shijak, policia në kërkim të autorit 18-vjeçar
Foto: Ilustrim

Një 18-vjeçar në Shijak sot është shpallur në kërkim pasi plagosi me armë zjarri një 30-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndërsa, në njoftimin e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Kledi Çyrbja, 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Saimir Bega, 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Lexoni të plotë njoftimin e Policisë së Shtetit:

Rreth orës 13:20, në Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Kledi Çyrbja, 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Saimir Bega, 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/