LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person
Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.


Ahmeti ka thënë se policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur rasti.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga arma zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një vragë veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e vendndodhjes të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/