LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në ahengje familjare – policia intervenon në dy raste

Të shtëna me armë në ahengje familjare – policia intervenon në dy raste

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë njësitet policore në Skenderaj  dhe në Vushtrri kanë reaguar në dy lokacione ku kishte informacione për të shtëna me armë në ahengje.

Informacione për të shtëna ishin raportuar në fshatin Runik të Skenderajt dhe në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.

“Si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy lokacionet të konfiskohen dy  armë të llojit pistoleta, tetë fishekë dhe katër gëzhoja, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare”, thuhet në njoftimin për media.


Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese të njëjtit me urdhër të prokurorit, janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës’.

“Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje është i sanksionuar me ligj. Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas autorizimeve, përfshirë  dhe bastisjen e lokacioneve ku dyshohet se janë përdorur armët”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori