Një video dramatike është publikuar për të demonstruar fuqinë e goditjeve me artileri – me kamerat e vendosura vetëm disa hapa larg nga objektivat.

Këtë e ka bërë Ushtria finlandeze, duke publikuar videon ku shfaqen trupat artilerie teksa godasin me top në fshatin e largët Rovajärvi, në zonën e Laponisë, transmeton Telegrafi.


Siç thuhet në përshkrimin e videos, kamerat e vendosura nëpër bunkerë kapin momentet teksa predhat godasin objektivët dhe i kthejnë ato në pluhur e hi. /Telegrafi/