Nga: Liri Lubonja
Njohja ime e parë me Dritëroin qe vetëm me poezitë e tij, që i dërgonte gazetës “Zëri i Rinisë”. Ishte nxënës i shkollës së mesme “Asim Zeneli” të Gjirokastrës, ku qe ngritur edhe një rreth letrar. Poezitë që na dërgonin në gazetë të rinjtë e këtij rrethi i mirëprisnim e i botonim që të gjitha, qoftë edhe duke pasur ndonjë vërejtje.
Veçonim vlerat e Dritëroit dhe Ismailit. Punoja atëherë si zëvendëskryeredaktore e gazetës. Lidhja, miqësia jonë me Dritëroin dhe Sadijen u forcua kur Todi u emërua kryeredaktor i “Zërit të Popullit”, ku punonte Dritëroi si gazetar.
Todi e donte dhe e çmonte shumë Dritëroin, jo vetëm për arritjet në letërsi, por edhe për vlerat e tij si njeri. Për raste të vështira, që i duhej gazetës të përballonte (kishin të bënin me aparatin shtetëror, probleme të tjera delikate), ishte Dritëroi i pari që ngarkohej: ulej të shkruante artikullin ose nisej…
U kthyem nga internimi me njëfarë optimizmi, shprese. Pushteti që gjetëm në fuqi për t’i shpëtuar së keqes që e priste, shpejtoi të gjejë një veshje të re: Partia e Punës thirri Kongresin e saj të 10-të, i cili duhej t’i bënte një analizë të thellë kritike jetës, punës së saj ndër vite, gjë që nuk e bëri.
Sigurisht, as iu afrua rishikimit për rehabilitim të qindra kuadrove (në mos më shumë) dhe komunistëve të thjeshtë të dënuar me masa nga më të ndryshmet (vrasje pas shpine, pushkatime, burgosje, internime, degdisje larg qyteteve ku jetonin e punonin). Zhgënjimi nga ky kongres nuk qe vetëm i yni, madje Todi bëri dhe një artikull kritik në gazetën “Zëri i Rinisë”.
I zumë vendin djalit tonë, Fatosit, i cili gjithashtu nuk kishte marrë strehim. Qe e papritur, emocionuese, ftesa që na bëri Dritëroi dhe Sadija: të shkonim të jetonim në shtëpinë e tyre, në hapësirën e krijuar me largimin e djalit në Gjermani. (Një ftesë të tillë e patëm edhe nga Shinasi Dragoti dhe bashkëshortja e tij Drita, shoqja ime e shkollës dhe e luftës).
Mbeti te ne mirënjohja e përhershme ndaj gjestit të tyre. Nuk e pranuam, sepse nuk donim të preknim privatësinë e tyre. Në 80-vjetorin e ditëlindjes së Todit (13 shkurt 1923) në “Friend’s Book House”, “shtëpia jonë e përditshme”, u mblodhëm me iniciativën e Agim Meros, shokë e miq të Todit.
Në fjalën e tij të përshëndetjes, Dritëroi me shumë dashamirësi i përsëriti Todit atë që edhe ia kishte thënë më parë: “Ti je më i miri mes nesh. Të kritikuam, të shamë, kurse ti na fale”. E kam ndjekur vazhdimisht gjatë këtyre viteve të vështira për shqiptarët Dritëroin në shtyp dhe TV.
E kam mirëpritur, përshëndetur me shumë kënaqësi fjalën, mendimin e tij të mençur, vërejtjet që ka pasur. Jo më kot fitoi besim dhe simpatinë në shumë njerëz. Edhe një herë Dritëroi tregoi se nuk mjafton vlera e shkrimtarit të madh, madhështia e veprave të tij.
Ai duhet të jetë njeri dhe Dritëroi qe i tillë. Ndarja nga jeta e Dritëroit më krijoi dhimbje të thellë, boshllëk të madh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë intervistë gati e pamundur me profesor Eqrem Çabejn
Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
SHKALLËT PËR NË PARAJSË
Fryma e kohës!
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
Franz Kafka ose ankthi ekzistencial
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri