LAJMI I FUNDIT:

Të riun britanik e pickoi merimanga helmuese, mjekët thonë se duhet t’ia amputojnë gishtat e dorës së djathtë

Të riun britanik e pickoi merimanga helmuese, mjekët thonë se duhet t’ia amputojnë gishtat e dorës së djathtë

Një turist 19-vjeç nga Britania e Madhe, në ishullin spanjoll Ibiza e ka pickuar një merimangë helmuese – ku sipas të gjitha gjasave mjekët do të detyrohen t’ia amputojnë dy gishta të dorës.

Britanikun e pickoi merimanga në plazh – përkatësisht në vendin e quajtur San Antonio – e dy javë i kaloi në spital ku mjekët tentuan të konstatojnë se çfarë po ndodhte me dorën e tij, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se kishte ndjerë një pickim të lehtë derisa po qëndronte në plazh me miqtë, por jo se kishte ndjerë diçka të veçantë, megjithatë në orët e para të mëngjesit të nesërm e zgjoi dhimbja e madhe në dorë – duke e detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.


Ai u dërgua në spital pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore, e pas dy javëve qëndrim dhe pas kryerjes së analizave të shumta – mjekët konstatuan se është pickuar nga merimanga ngjyre kafe që mund të shkaktoj nekrozë të indeve  – e gjendja e tij varet nga sasia e helmit dhe imunitetit të tij.

I riu tha se u pushtua nga paniku kur pa se gishtërinjtë e dorës po i mavijoseshin. Ndërkohë, u rikthye në Uells ku e pret një operacion – dhe të paktën dy gishtërinj nga shuplaka e djathtë duhet t’i amputohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori