Organizatat joqeveritare në bashkëpunim me institucionet shtetërore synojnë punësimin e të rinjve, të kategorive më të ndjeshme sociale, përmes trajnimeve dhe aftësimit të shkathtësive të caktuara, shkruan REL.
Zoran Ilievski koordinator i projektit “Dera e hapur për të rinjtë nga rinjtë”nga organizata joqeveritare “Sega”, thotë se shumica e të rinjve kanë humbur besimin se çfarëdo trajnimi do t’u ndihmojë atyre që më lehtë të sigurojnë një vend pune.
“Qëllimi kryesor është hartimi i një baze ku do të përfshihen të dhënat e të rinjve që kërkojnë punë, veçanërisht ata nga kategoritë më të ndjeshme, të cilët nuk kanë pasur mundësi për t`u shkolluar apo për të mësuar ndonjë zeje. Dhe pasi ata të kryejnë trajnime të caktuara, në bazë të kompetencave që posedojnë, të aftësohen për të kryer një punë të caktuar dhe në këtë formë të bëhen konkurrues në tregun e punës”, thotë Zoran Ilievski.
Sipas tij, kategoritë sociale e kanë të vështirë të arrijnë në qendrat ku zhvillohen trajnimet për shkak se nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet e rrugës.
Por të rinjtë thonë se institucionet e shtetit duhet të angazhohen në krijimin e kushteve që ata, në Maqedoni, me punën e tyre të mund të ndërtojnë një jetë dinjitoze dhe jo të punojnë vetëm për ‘kafshatën e gojës’.
“E dini të rinjve nuk u jepet ndonjë garanci gjatë punësimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për sektorin privat. Një muaj ose dy, sa për të përfituar privilegje të caktuara që ofron shteti, kompanitë private të cilat punësojnë të rinj ose i trajnojnë, në këtë periudhë të rinjve u sigurohen rroga mesatare, por sapo të përfundojë projekti që ka të bëjë me trajnimin e të rinjve, rroga në sektorin privat sillet në nivelin e pagës minimale e cila është rreth 10 mijë denarë, përderisa ndihma sociale është 5 mijë denarë. Më thoni ku është leverdia që të punohet për 80 euro. Nëse kemi parasysh se minimum aq para do të shpenzoni për rrugë dhe ushtrim”, thotë Maja Trajkovska, aktiviste për të drejtat e të rinjve.
Ndërkaq, Sllobodanka Aleksovka nga Agjencia për punësim e Maqedonisë, thotë se kërkohen mënyrat për të motivuar të rinjtë që të ndjekin sa më shumë trajnime që organizojnë institucionet shtetërore dhe organizatat e ndryshme joqeveritare për të qenë më konkurrues në tregun e punës.
“Për këtë vit përkatësisht 2017, përmes mjeteve nga IPA FONDET, është paraparë që t’u krijohet mundësi mbi një mijë të rinjve të ndjekin kurse të ndryshme dhe pas kësaj ata të sigurojnë dhe një licencë përmes së cilës do të mund të hapin dhe biznesin e tyre. Tani është evidente se ka nevojë më shumë për persona të cilët do të dinë të kujdesen për persona të moshuar, si dhe trajnime në lëmi të ndryshme”, thotë Aleksovska.
Ndërkaq Visar Ademi ekspert i ekonomisë, i cili realizon dhe projektin “karriera ime”, që merret me realizimin e punës praktike të studentëve në profile të ndryshme, thotë se nevojitet një ndryshim rrënjësor në tregun e punës, duke zhvendosur fokusin nga sektori shoqëror si punëdhënësi kryesor në Maqedoni, në atë privat.
Ademi thotë se duhet të pësojë ndryshime dhe tërë planprogrami mësimor dhe trajnimet dhe puna praktike të mos bëhet ‘sa për sy e faqe’ po të vendosen sanksione për ata që neglizhojnë punën praktike.
“Duhet urgjentisht të miratohet një ligj i cili saktësisht do të definojë punën praktike, që nxënësve në shkollat profesionale dhe studentëve do t’u mundësojë të jenë të obliguar që punën praktike ta bëjnë realisht në kompani dhe jo sa për sy e faqe duke siguruar një letër sa për të marrë një notë të caktuar. Puna praktike neglizhohet sepse mungojnë mekanizmat e kontrollit për evoluimin e punës praktike të të rinjve. dhe konform asaj të sigurojnë një certifikatë se janë specializuar në një profesion të caktuar”, thotë Visar Ademi.
Në bazë të të dhënave zyrtare mbi 53 për qind e të rinjve në Maqedoni janë të papunë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova