LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë rusë të pakënaqur me pushtetin e Putinit – mbi 60 për qind e tyre mendojnë se Rusia po shkon në drejtim të gabuar

Të rinjtë rusë të pakënaqur me pushtetin e Putinit – mbi 60 për qind e tyre mendojnë se Rusia po shkon në drejtim të gabuar

Nga Bjellorusia në Kirgistan e në Ukrainë, kryengritjet popullore që kanë përfshirë vendet post-Sovjetike kanë pasur një gjë të përbashkët: pjesëmarrje e lartë midis mijëvjeçarëve (të lindur ndërmjet viteve 1981 dhe 1996) dhe gjeneratës Z (të lindur ndërmjet viteve 1997 dhe 2012).

Sipas sondazheve, në dy vitet e fundit, të rinjtë rusë janë bërë grupi më i pakënaqur me sistemin politik të vendit të tyre.

Gjetjet e një studimi të kryer nga Levada Center, një organizatë e pavarur e hulumtimeve, përcjell Telegrafi, tregojnë mënyra se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë rritjen e angazhimit civil dhe politik në këto grup-mosha dhe nga ana tjetër, t’ju ndihmojë atyre të luajnë një rol të ngjashëm në Rusi dhe në vendet fqinje.


Disa vite më parë, ishte e zakonshme për vëzhguesit që t’i portretizonin të rinjtë rusë se nuk tregonin prirje për ta sfiduar sundimin e Vladimir Putinit, si anti-demokratik, pra thellësisht konservator dhe të papërgatitur për të luftuar për një të ardhme. Megjithatë sot, rusët e moshës 16-34 vjeç janë grupi më pro-perëndimor dhe tolerant në vend. Ata gjithashtu mbajnë qëndrime më pak paternaliste sesa pjesa tjetër e popullsisë dhe numri i rusëve nën moshën 25 vjeç që u japin përparësi të drejtave të njeriut është pothuajse dy herë më i lartë se numri i atyre që u japin përparësi interesave të shtetit. E kundërta është te rusët e moshuar.

Rënia e standardit të jetës, për të gjithë rusët ka ndikuar në mbështetjen e autoriteteve dhe kjo nuk është e vështirë të kuptohet pse. Në vitin 2020, të ardhurat reale në Rusi pësuan rënien më të madhe në 20 vitet e fundit, për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Në muajt qershor dhe korrik, sondazhet tregojnë se të rinjtë e moshës 18-24 vjeç ishin grupi më kritik ndaj sundimit të Putinit, me rreth 50 për qind. Dhe në një studim të muajit korrikut, 62 për qind e të rinjve të grup-moshës 18-24 vjeç menduan se Rusia po shkon në drejtim të gabuar, në krahasim me një mesatare prej 40 për qind të moshave të tjera. Sipas studimit, vetëm 7 për qind e të rinjve rusë e përmendën Putinin midis politikanëve që i besojnë, në krahasim me 23 për qind të popullsisë. Në muajin gusht, vetëm 23 për qind e të rinjve të grup-moshës 18-24 vjeç dhe 31 për qind e të rinjve të grup-moshës 25-39 vjeç thanë do të votonin për Putinin, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin të dielën e ardhshme, krahasuar me 40 për qind të popullsisë.

Vetëm 22 për qind e rusëve thonë se vendi i tyre është demokratik
Lexo po ashtu Vetëm 22 për qind e rusëve thonë se vendi i tyre është demokratik

Bazuar në diskutimet në fokus grupe, të rinjtë dhe të moshuarit rusë duket se ndajnë shumë gjëra të përbashkëta për pakënaqësinë e tyre. Këto përfshijnë shqetësimet në lidhje me problemet ekonomike të Rusisë dhe të ardhmen e vendit. Sidoqoftë, ka edhe çështje specifike për moshën, që kanë të bëjnë kryesisht me zakonet e ndryshme. Në veçanti, të rinjtë rusë janë më të ekspozuar ndaj internetit dhe rrjeteve sociale. YouTube, për shembull, ka siguruar një pjesëmarrje të lartë për figurat e reja publike, siç është gazetari i pavarur Yuri Dud dhe politikanët e pavarur, përfshirë Aleksei Navalny.

Për shkak të qasjes së tyre në burime të jashtme të informacionit, të rinjtë rusë duken më pak të ndikuar nga propaganda e Kremlinit. Këta janë më pozitivë ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat vazhdimisht propagandohen nga kanalet televizive që kontrollohen nga shteti rus. Të rinjtë rusë ankohen më shpesh për kufizimet në internet. Ata janë kundër ngritjes së akuzave që mund t’u bëhen pas një “repost” apo një “retweet” që konsiderohen si kritikë ndaj Putinit.

Rritja e depërtimit të internetit dhe kundërshtimi në rritje ndaj autoriteteve midis të rinjve rusë, pas një kohe të gjatë, mund të zbehë fuqinë e Putinit.

Sidoqoftë, mbeten disa pengesa të rëndësishme. Së pari, të rinjtë rusë janë një pakicë brenda popullsisë dhe pjesa e tyre vazhdon të bjerë. Sipas regjistrimit të vitit 2019, rusët e moshës 15-29 vjeç përbëjnë vetëm 16.5 për qind të popullsisë për shkak të numrit relativisht të vogël të lindjeve midis viteve 1989 dhe 2003. Deri në vitin 2010, kjo grup-moshë përbënte 24 për qind të popullsisë. Ky numër, megjithëse është dukshëm më i vogël se në shumë republika aziatike në hapësirën post-Sovjetike, është i krahasueshëm me Bjellorusinë ku të rinjtë e grup-moshës 15-29 vjeç përbëjnë 17.7 për qind të popullsisë. Në Ukrainë, të rinjtë e grup-moshës 15-24 vjeç janë vetëm 9.6 për qind.

Një e treta e rusëve besojnë se lideri i opozitës Aleksei Navalny është helmuar
Lexo po ashtu Një e treta e rusëve besojnë se lideri i opozitës Aleksei Navalny është helmuar

Gjithashtu, të rinjtë rusë kanë pjesëmarrje të ulët në jetën politike. Sondazhet tregojnë se vetëm rreth 20 për qind e tyre janë të interesuar për politikë dhe vetëm 7 për qind e tyre e përmendin pjesëmarrjen aktive në jetën politike. Të rinjtë rusë ndjekin lajmet dhe diskutojnë tema politike dy herë më pak sesa ato të moshuarit dhe tre herë më pak votojnë në zgjedhje.

Në vend të kësaj, të rinjtë rusë priren që të janë aktiv në politik, kryesisht nëpërmjet internetit. Për shembull, këta nuk i pëlqyen ndryshimet kushtetuese të paraqitura në vitin 2020, të cilat ndër të tjera i dhanë Putinit të drejtën për të qëndruar në pushtet edhe për dy mandate të njëpasnjëshme.

Në Rusi interesi për pjesëmarrje në politikë priret të zgjohet afër moshës 25-30 vjeç. Deri atëherë, këta të rinjtë kanë tendencë “të huazojnë politikë” nga të rriturit që i rrethojnë. Sidoqoftë, derisa këta breza bëhen më të angazhuar politikisht, ata mund të bëhen pengesë për sundimin e Putinit – përmes protestave dhe në kutitë e votimit. Tashmë deri në vitin 2024, kjo grup-moshë mund të rritet dhe të paraqes një sfidë elektorale për regjimin.

Ndërkohë, hulumtimet tregojnë se angazhimi civilë dhe politikë është më i lartë te grup-mosha 16-34 vjeç e që flasin gjuhë të huaja dhe udhëtojnë jashtë vendit. Studime të tjera kanë treguar se edhe një përvojë e shkurtër e udhëtimit jashtë Rusisë, demonstrojnë prirje më të lartë për të menduar në mënyrë të pavarur. Ekspozimi ndaj vlerave, normave dhe ideve të ndryshme nga vendet e tjera ndryshon perceptimin e njerëzve për mënyrën se si gjërat duhet të funksionojnë brenda vendit. Kjo sugjeron që nxitja e programeve të shkëmbimit arsimor nga Shtetet e Bashkuara mund të jetë një mënyrë për të nxitur aktivitetin politik midis të rinjve rusë. /Foreign Policy/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori