Të rinjtë po braktisin demokracinë për diktatorët

Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Demokracia po vdes në mbarë globin. Kjo mund të duket një situatë alarmuese dhe të ngjallë pyetjen pasuese: çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? A do të thotë që nuk do të ketë më zgjedhje? Apo, opozita do të kriminalizohet? Nëse këto janë kriteret, atëherë Rusia e Vladimir Putinit mbetet një demokraci. Gjashtë parti politike janë të përfaqësuara në Dumën Shtetërore, në Parlamentin federal të Rusisë, dhe ka më shumë se 20 parti politike të regjistruara. Megjithatë, siç mbase e kuptoni, Rusia nuk është demokraci: në fakt, është një shtet që ka kaluar përtej autoritarizmit dhe që po shkon drejt totalitarizmit, me më shumë rusë që ndiqen penalisht për aktivitet politik se në kohën e Josif Stalinit.
Besimi në demokraci po bie pa asnjë dyshim. Një studim i ri zbuloi se një e pesta e britanikëve nën moshën 45-vjeçare besojnë se sistemi më i mirë për të qeverisur një vend në mënyrë efektive është “një lider i fortë që nuk ka pse të shqetësohet për zgjedhjet”, krahasuar me vetëm tetë për qind të të moshuarve. Kjo pasqyron gjetjet e tjera në mbarë botën. Një studim i kryer nga studiuesit e Kembrixhit, në vitin 2020, shqyrtoi qëndrimet në 160 vende dhe zbuloi se brezat e rinj “janë bërë gjithnjë e më të zhgënjyer me demokracinë”. Sipas Qendrës Kërkimore PEW, gati dy të tretat e qytetarëve, në 12 vende me të ardhura të larta, ishin të pakënaqur me demokracinë në vitin 2024 – krahasuar me pak më pak se gjysmën në vitin 2017.
Lexo po ashtu ashtu nga Owen Jones:
– Kapitalizmi si komunizmi, ka bilanc të tmerrshëm viktimash
– Politikanët e Mbretërisë së Bashkuar, gabojnë për luftën Izrael-Hamas
Pse po ndodh kjo? Një model ekonomik që prodhon ngecje dhe pasiguri, ka shumëçka për të shpjeguar. Studimi i Kembrixhit arriti në përfundimin se përjashtimi ekonomik ishte arsyeja kryesore për pakënaqësinë midis të rinjve. Rasti i Rusisë është për të marrë mësime. Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, presidenti i ri rus, Boris Jelcin, deklaroi në vitin 1990: “Ne mund të sigurojmë që standardet e jetesës së njerëzve të mos bien dhe, në fakt, ato duhet të rriten me kalimin e kohës”. Brenda katër vitesh, të ardhurat reale të rusëve u përgjysmuan, me 32 milionë rusë që ranë në varfëri falë politikave të “terapisë së shokut”. Deri në vitin 2021, vetëm 16 për qind e rusëve mbështetën “modelin perëndimor të demokracisë”. Kaosi i kapitalizmit të tregut të lirë u dorëzua nën flamurin e demokracisë, duke prodhuar një ndjenjë zhgënjimi të cilën Putini e shfrytëzoi me mjeshtëri.
Britania nuk e ka përjetuar tmerrin e Rusisë së viteve ’90 të shekullit XX. Gjithsesi, një kombinim toksik i politikave ekonomike neoliberale dhe masave shtrënguese ka goditur të rinjtë. Teçerizmi premtoi liri, por në vend të kësaj solli pasiguri. Punët e qëndrueshme janë zhdukur, qiratë janë rritur, pagat kanë rënë, shërbimet rinore janë shkatërruar dhe të diplomuarit përballen me borxhe të mëdha për të ndjekur universitetin. Britanikët e rinj kanë vuajtur peshën e politikave për të cilat shumica e tyre nuk kanë votuar kurrë. Nuk është çudi që demokracia duket gjithnjë e më e paafrueshme për ta dhe për bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera që kanë vuajtur nga ana më e ashpër e neoliberalizmit. Në Francë, për shembull, gati një e treta e të rinjve thonë se kanë humbur besimin te demokracia.
Megjithatë, ka diçka tjetër që ndikon. Merrni shembullin e Shteteve të Bashkuara. Vitet 1960-’70 ofruan një terren të pafundmë pjellor që një figurë si Trumpi të shfaqej dhe të triumfonte. Ekonomia ishte në krizë – një përzierje toksike e inflacionit të lartë dhe rritjes së stagnuar. Kishte një reagim të dhunshëm racist kundër lëvizjes për të drejtat civile, si dhe trazira në të gjithë ShBA-në. Krimi i dhunshëm u rrit në nivele shumë më të larta se ato të sotmet, me vrasjet që u dyfishuan midis mesit të viteve ’60 dhe fundit të viteve ’70 të shekullit XX. Pas gati 60 mijë ushtarëve amerikanë që vdiqën në luftën e Vietnamit, konflikti përfundoi me humbje poshtëruese dhe u përhap ndjenja për ShBA-në si një fuqi në rënie. Reagimi kundër së majtës ishte shumë më i gjerë, siç e ilustron “revolta e helmetave të forta” e 8 majit 1970, kur qindra punëtorë ndërtimi sulmuan dhunshëm protestuesit kundër luftës në Nju-Jork.
Ekuivalenti më i afërt i Trumpit në atë kohë, në rrjedhën kryesore politike, ishte George Wallace, një racist dhe segregacionist që ishte gjithsesi më pak i ashpër dhe më demagogjik se presidenti i zgjedhur aktual. Ai siguroi 13.5 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të vitit 1968, dhe ShBA-ja përfundoi me Richard Nixonin dhe më pas me Ronald Reaganin, një përfaqësues i krahut të djathtë, por me një natyrë disi më ndryshe. Në fakt, ShBA-ja e viteve ‘30 të shekullit XX shfaqi një ndjeshmëri shumë më të madhe ndaj simpative fashiste sesa gjatë viteve 1960-’70 të shekullit XX. Prifti simpatizues i nazizmit, Charles Coughlin, mburrej se kishte 30 milionë dëgjues të emisionit të tij radiofonik, në kohën kur popullsia e ShBA-së kishte më pak se 130 milionë banorë; një sondazh sugjeroi se ai ishte i dyti për nga popullariteti dhe fuqia, pas presidentit Franklin D. Roosevelt.
Çfarë ka ndryshuar? Hijet e përvojës fashiste të viteve ’30 të shekullit XX, që çuan në një luftë gjenocidale të shfarosjes, kanë humbur fuqinë e tyre. Stigma e diktaturës dhe ekstremizmit të djathtë është zbehur. Votuesit amerikanë të viteve ’70 të shekullit XX mund të kishin qenë thellësisht të zhgënjyer, por do ta shihnin Trumpin dhe do të shqetësoheshin se ai kishte shumë nuanca të një Musolini, më shumë jehonë të një Hitleri. Kjo frikë nuk luan rol më.
Demokracia nën kapitalizëm ka qenë gjithmonë shumë e kufizuar nga interesat korporative dhe plutokratët, të cilët kanë gëzuar shumë më tepër pushtet sesa votuesi mesatar. Kur kapitalizmi bie në krizë, siç ndodhi në vitin 2008, të metat e tij të thella gjenerojnë një zemërim popullor. Pyetja është se kush e kanalizon këtë zemërim. Një rrezik madhor është se e djathta ekstreme, që është në ngritje, ka zhvilluar një strategji shkatërrimtare dhe jashtëzakonisht të suksesshme në mediat sociale, duke radikalizuar një numër gjithnjë në rritje ndjekësish, ndërsa e majta është shumë prapa në këtë drejtim.
Njerëzit kanë të drejtë të jenë të zemëruar, por ai zemërim po drejtohet në objektiva krejtësisht të gabuar. Besimi te demokracia po shembet për shkak të një sistemi ekonomik të dështuar, dhe nëse nuk ofrohen përgjigje bindëse ndaj kësaj krize, kjo mund të jetë fatale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët