”Të rinjtë në Maqedoni ikin për shkak të papunësisë dhe arsimit jo cilësor” (Video)
Të rinjtë në Maqedoni vendosin të emigrojnë nga dy arsye: papunësia dhe arsimi jocilësor. Ky është rezultati nga studimi i bërë lidhur me identifikimin e problemit që i detyron të rinjtë të lëshojnë vendin e tyre. Nën temën “Si të arrihet zvogëlohet emigracioni i të rinjve në Republikën e Maqedonisë”, u publikua edhe dokumenti publik që ofron zgjidhje të mundshme për ta zvogëluar emigrimin e të rinjve.
Aleksandar Spasov, menaxher në Progres-Institutin për Demokraci Sociale potencoi se qëllimi kryesor i këtij projekti është që politikat e propozuara nga ana e tyre të mos mbesin vetëm të në letër, por të njëjtat të zbatohen, sepse vetëm në këtë mënyrëmund të arrihet një rezultat, kështu ata kanë vendosur që këtë dokument t’ia adresojnëedhe qeverisë së re, raporton TV Shenja.
“Këto dokumente jo vetëm që do t’i dorëzohen qeverisë së re, por edhe Progres-Instituti për demokraci sociale merr për obligim të loboj zbatimin e tyre, por dhe ta mbikqyr zbatimin e tyre, kuptohet në mënyrë kritike ta vëzhgoj atë se si politikat e të rinjëve dhe se si këto propozime do jenë të pranuara nga qeveria e re. Kjo është qëllimi kryesor i këtij projekti”, tha Spasov.
Sanja Zinzirova, nga Platforma për multikulturalizëm mendon se është i nevojshëm ndryshimi i strukturave demoktarike të vendit në mënyrë që të zvoglohet numri i të rinjëve që largohen nga vendi.
“Ky është një dokument publik i cili ofron zgjidhje të mundëshme që të zvogëlohet emigrimi te të rinjëtë dhe këtu janë të përfshira edhe pasojat e asaj që shumë të rinjë e lëshojnë Maqedoninë…Mendojmë se arsyeja më e madhe e gjithë kësaj që të rinjtë po e lëshojnë vendin janëpasojë engjarejeve ekonomike, politike dhe shoqërore në shtet”, tha Zinzirova.
Ndërsa, nënkryetarja e Socialistëve të Rinj Evropian, Renata Jajoska, thotë se ekziston një dallim në mes emigrimit të të rinjve në Maqedoni dhe atyre në Evropë.
“Më shpesh të rinjtë në Evropëlargohen për ndonjë shkollim më të mirë, por prapë kthehen në vendet e tyre, sepse ata realisht kanë një punë të mirë, kurse në Maqedoni të rinjtë largohen për shkaqe egzistenciale, pra ata këtu nuk kanë bazë për asnjë punë dhe largohen nga vendi,së pari shkojnë jashtë vendit dhe pastaj duan aty të qëndrojnë për një kohë më të gjatë”, tha Jajoska.
Promovimi i dokumentit për politika publike u bë nën organizimin e Platformës për multikulturalizëm dhe u mbështetet nga Progres-Instituti për demokraci sociale dhe Fondacioni “Kalevi Sorsa” nga Finlanda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Deri në orën 15:00 dalja në rivotim është 34.87%
Meta me akuza të rënda ndaj Ramës: Ishte iniciator i procesit që synonte të asgjësonte Kosovën
Mbyllja e institucioneve financiare, Franca i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të ndalojë çdo veprim të mëtejshëm në veri
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251