Ngritja e temperaturave dhe njëkohësisht paraqitja e reshjeve të mëdha, ka ndikuar në rritjen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve tek kulturat bujqësore. Duke u bazuar në të dhënat e marra nga IPKO-Stacionet Agrologjike, mund të konstatohet se rrezikshmëria për paraqitjen e myshqeve në kulturën e vishnjës është shumë e lartë.
Mëngjesin e sotëm, tek stacioni agrologjik i vendosur në fshatin Hereç të Gjakovës, sensorët tregojnë një rritje të lartë të lagështisë së gjetheve, duke kaluar pragun prej 15 min në 25 min, e që është vlera ideale për fillimin e përhapjes së infeksioneve. Siç shihet në grafikun e mëposhtëm, me rritjen e lagështisë, po ashtu rritet edhe probabiliteti për shfaqjen e myshqeve dhe sëmundjeve tjera tek kultura e Vishnjës.
Si pasojë e ndryshimit të shpeshtë të temperaturave të ajrit dhe lagështisë relative të cilat po ndodhin në vendin tonë kohëve të fundit, janë krijuar kushte për zhvillim intensiv të popullacioneve të Aphideve (morrit të gjelbër) te kultura e mollës. Ndonëse është pritur që pas muajit Qershor forca e aphideve të bie, këto kushte klimatike siç shihet edhe në grafikun e mëposhtëm e favorizojnë morrin e gjelbër. Pasi të bëhet numërimi i kolonive dhe kur në 100 lastarë me gjethe të analizuara të gjenden 10 -15 lastarë me koloni të morrit të gjelbër, atëherë duhet të fillojë trajtimi me insekticide.
Deri më tani, IPKO ka instaluar 16 stacione agrologjike në kuadër të fazës së pilotimit, të cilat për momentin janë duke gjeneruar të dhëna për fermerët e Kosovës. Ndërsa 1 stacion agrologjik i është dhuruar Universitetit të Prishtinës, që trajton parametrat fizik dhe ofron të dhëna elektronike-të procesuara për kushtet agrologjike, në përputhje me nevojat e studentëve të Fakultetit të Bujqësisë. Deri në fund të projektit, IPKO synon që të vendosë 100 stacione agrologjike në të gjithë Kosovën, të cilat do të jenë në shfrytëzim të të gjithë fermerëve Kosovar.
Stacionet agrologjike, do t’u ofrojnë fermerëve informatat e nevojshme, përfshirë edhe matjen e kushteve të tokës dhe ajrit përmes aplikacioneve specifike.Të gjitha informatat shpërndahen përmes SMS-ve për fermerët e regjistruar dhe që posedojnë numër të IPKO-së.
“IPKO-Parashikimi Agrologjik”, është projekt i iniciuar dhe financuar nga IPKO Telecommunications L.L.C, i cili ka për qëllim të ndihmojë dhe t’u shërbejë fermerëve të Kosovës në kultivimin e kulturave bujqësore përmes zgjidhjeve inovative. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë