LAJMI I FUNDIT:

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës në RMV protestuan sërish, kërkojnë paga më të mëdha

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës në RMV protestuan sërish, kërkojnë paga më të mëdha

Takim me kompetentët e Ministrisë së Financave edhe sot kërkuan të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë për trashëgimi kulturore dhe Agjencinë për film, në ditën e tretë të protestës që e mbajtën para Qeverisë. Ata edhe një herë e kanë shprehur pakënaqësinë nga të ardhurat e tyre mujore.

Nga protesta është dërguar apel që ministri i Financave ta miratojë Marrëveshjen kolektive për të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë për trashëgimi kulturore dhe Agjenci për film, me të cilin të gjithë të punësuarit sipas parimit të Ministrisë së Financave, do të marrin pagë të rritur në vlerë prej 30 për qind.


Me protestën e sotme kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Sindikatës së punonjësve të kulturës (SPKM), të cilët kanë shprehur mbështetje, ndërsa siç paralajmëroi Kostovski, së shpejti presin t’u bashkohen edhe kolegët e tyre nga ministri tjera.

Sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së AOGJSH, Bojan Tripunovski në protestë tregoi se me pezullimin e nenit 4 nga Ligji për paga dhe kompensime tjera për të përzgjedhurit dhe personat e emëruar, pagat e funksionarëve do të rriten konform koeficientit të ndërlikueshmërisë së vendeve të punës, i cili do të shumohet me pagën mesatare të paguar në nivel shtetëror.

Me këtë ndryshim, siç tha, pagat e funksionarëve do të rriten edhe dyfish, ndërsa nëpunësit administrativë duhet të jenë të kënaqur me harmonizim të pagave me rritjen e pagës minimale.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori