LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 5° partlycloudy_night

Të premten u hap edicioni i 17-të i Festivalit ndërkombëtar “Hyjnesha në Fron”

Të premten u hap edicioni i 17-të i Festivalit ndërkombëtar “Hyjnesha në Fron”

Mbrëmë u hap me madhështi edicioni i 17-të i Festivalit ndërkombëtar “Hyjnesha në Fron”.

Ky edicion, që tradicionalisht mbledh artistë, kinemasë dhe adhurues të artit nga e gjithë bota, u hap me një program të pasur dhe emocionues.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare, atmosfera u mbush me emocion falë shfaqjes së filmit dokumentar “Kthimi në Kosovë” nga Juliuss Strauss, një dokumentar prekës dhe i fuqishëm nga regjisori Julius Strauss, kushtuar familes Deliu. Për këtë vepër dokumentar veçantë, themeluesi dhe kryetari i bordit të Festivalit, Besim Ajeti, e nderoi filmin me çmimin më të lartë të festivalit, “Hyjnesha e Artë”, si shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për mesazhin e tij të thellë dhe ndikimin në publik.


Në mesin e të pranishmëve, drejtori i festivalit, Enis Brahimi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit. Ai ndau disa detaje mbi ecurinë e këtij edicioni dhe përgëzoi organizatorët për punën e palodhur.

Drejtori artistik, Shkelzen Sylejmani, me pasion për historinë dhe traditën e festivalit “Hyjnesha në Fron”, që tashmë ka zënë një vend të rëndësishëm në skenën kulturore ndërkombëtare. Ai theksoi arsyet pse “Kthimi në Kosovë” u zgjodh për të hapur këtë edicion, duke theksuar rëndësinë e tij si një histori njerëzore që pasqyron fuqinë e kthimit, rezistencës dhe shpresës.

Festivali do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim deri me date 15 dhjetor, me një gamë të larmishme aktivitetesh, duke përfshirë shfaqje filmash si dhe masterklasa te ndryshme. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kalo në kategori