LAJMI I FUNDIT:

A do të pranonte t’i futej një gare politike prej vërteti ‘kryetari’ i serialit komik “Kryetari i mirë me shokë shumë”?

Ka tash e sa kohë që seriali “Kryetari i mirë me shokë shumë” është kthyer në një prej serialeve komike më të pëlqyera të momentit.

Aktori i rolit kryesor, ka zgjuar vëmendjen e publikut me mënyrën se si ai qeveris në komunën e vogël të Ulmirit – një komunë imagjinare e krijuar nga skenaristët e serialit.

Në një intervistë të fundit për Telegrafin, aktori Butrint Lumi i cili luan rolin e kryetarit në këtë serial, ka treguar se si është pritur roli i tij nga audienca.


Në prapaskenat e "Kryetari i mirë me shokë shumë" - çfarë thonë aktorët e serialit komik që është bërë hit me të bëmat e 'kryetarit të çuditshëm'
Lexo po ashtu Në prapaskenat e "Kryetari i mirë me shokë shumë" - çfarë thonë aktorët e serialit komik që është bërë hit me të bëmat e 'kryetarit të çuditshëm'

“Roli është pritur shumë mirë, por kontributin që ky rol me qenë kaq i dashur nga ana e publikut janë njerëzit të cilët kanë dhënë një kontribut, jo veç unë. Prej skenaristit Ard Islami e deri tek secili partner, sepse me të vërtetë jemi një ekip jashtëzakonisht i mirë, punojmë shumë. Kur janë partnerët e mirë, pastaj nuk është edhe shumë e vështirë për të dalë roli i kryetarit mirë, sepse të gjithë partnerët ndihmojnë jashtëzakonisht shumë, përveç në kritika të mira, po ashtu kemi edhe një bashkëpunim shumë të mirë në prova edhe set të xhirimeve, sepse i ndihmojmë njëri-tjetrit shumë”, ka thënë Butrint Lumi për Telegrafin.

Butrint Lumi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

I pyetur nëse roli i tij thumbon kryetarët e vërtetë të disa komunave në Kosovë, Lumi tha se është e mundur që dikush nga kryetarët ta gjejë veten aty.

“Roli është një mjeshtri e Ard Islamit, i cili fatmirësisht është në mesin tonë edhe din të shkruajë skenarë të mira, andaj besoj që është paraqitur kryetari i një komune ku sigurisht besoj mund ta gjejnë veten çdo kryetar i secilës komunë në Kosovë”, tha aktori Lumi.

Butrint Lumi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, ai ka treguar se çelësi i suksesit për serialin në fjalë ka qenë puna ekipor e bërë me shumë vullnet e disiplinë.

“Është kënaqësi shumë e madhe sepse është një ekip shumë i mirë, unë kam pasur fatin që kam punuar me këtë ekip dhe kam pasur fatin që kam qenë në produksionin se CBC-së, ku Fisnik Ademin e kemi producent, edhe kur e ke edhe një regjisor të mirë siç është Burim Baftiu, edhe për partnerët ka qenë një kënaqësi shumë e madhe për të luajtur me ta. Edhe ne kënaqemi mes vete sepse ka një disiplinë shumë të madhe, si në set ashtu edhe në prova”, tha Butrinti për Telegrafin.

Butrint Lumi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Por sigurisht që ‘kryetari i Ulmirit’ nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes nëse do të pranonte ndonjëherë që t’i futej garës për t’u bërë një kryetar prej vërteti në ndonjë komunë të Kosovës, po t’i jepej rasti.

“Jo në asnjë mënyrë, unë veç jam kryetar dhe jam duke u shijuar, u kënaqa të them të drejtën edhe nuk besoj – ata kryetarët kanë mundësi ndoshta të kenë dëshirë të jenë në pozitën time. Kështu që unë jam duke e shijuar çdo sekondë në këtë serial që është shumë i mirë dhe ne jemi shumë komod në çdo aspekt, dhe jo në asnjë formë nuk do kisha pranuar të futem në një garë politike, sepse e kam politikën në Ulmir unë, i kam drejtorët e mi dhe jemi duke funksionuar si është më së miri”, përfundoi Butrint Lumi.

Aktorët e “Kryetrari i mirë me shokë shumë” u shprehën të kënaqur me suksesin dhe xhirimet e serialit në një vizite të bërë në një nga ditët e tyre të xhirimeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori