Të akuzuarit në rastin ''Syri i gjarpërit'' kanë kërkuar që të përfundojë saga e tyre e endjes nëpër gjykata për dhjetë vite.

Edhe sot është anuluar gjykimi për rastin e tyre ku duhet të gjykohen për fajësi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vjedhje në pikëpagesat e rrugëve të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Bëhet fjalë për 71 të akuzuar që ende presin vendim gjyqësor për rastin e tyre.

Në vitin 2007 me operacionin e quajtur ''Syri i gjarpërit'' policia e Maqedonisë kishte arrestuar qindra persona, shumica inkasantë në pikëpagesat e Maqedonisë të cilët dyshoheshin për përvetësim të qarkullimeve ditore. /Telegrafi/