Kur njiheni me një djalë, në fillimet e kësaj miqësie apo marrëdhënieje, ka disa gjëra që duhen përmbushur
Ky proces i njohjes reciproke nuk kalon thjesht me disa takime ku flitet në përgjithësi, por janë disa fraza që duhen përballuar, si pyetjet e ndryshme që duhen bërë, shpesh intime dhe të sikletshme.
Ndonjëherë nuk ka asgjë më të mirë se një pyetësor i drejtpërdrejtë për të zbuluar nëse keni pranë njeriun e duhur apo jo.
Pyetjet që i duhen bërë një djali që të pëlqen
Kur na pëlqen një djalë, ka shumë pyetje që duam t’ia bëjmë dhe duhet filluar nga disa të lehta për të shkuar tek ato të ‘mëdhatë’. Ndonjëherë ky mashkull na pëlqen nga pamja, ose e kemi parë në një situatë që na ka joshur, por asgjë më shumë.
Për ta njohur më mirë do të na vinin në ndihmë pyetjet:
Të pëlqen muzika?
Nëse po, çfarë dëgjon?
Çfarë bën në kohën tënde të lirë?
Të pëlqen ndonjë sport?
A merresh me punë vullnetare?
Në cilën fushë: kulturë, ndihmë për personat me aftësi të kufizuar, qentë endacakë, shëndet?
Librat, kinemaja, televizioni: cilat janë preferencat e tua në këto fusha?
Këto pyetje paraqesin pikënisje thelbësore mbi të cilat mund të filloni një seri të daljeve të para së bashku.
Pyetjet që i duhen bërë një djali për ta njohur më mirë
Edhe në këtë rast, pyetjet duhet të jenë nga të përgjithshme–në specifike për të kuptuar nëse personi që kemi përballë përputhet me ne apo jo.
Ndihesh mirë në punë?
Çfarë të pëlqen dhe çfarë jo nga përditshmëria jote?
Shkon mirë me prindërit?
Takohesh me ish-shokët e klasës?
Kush janë miqtë e tu dhe prej sa kohësh i njeh?
Si i ke njohur?
Je i kënaqur me të ardhurat që ke?
Aspiron për diçka më shumë?
E imagjinon veten me një familje pas disa vitesh?
Këto pyetje mund t’i bëhen një djali me të cilin dëshironi të filloni një histori serioze. Për shembull ne duam të dimë nëse ka shumë ish-e dhe nëse është akoma në kontakt me to. Duhet të jemi të hapura për të bërë këto lloj pyetjesh, por duhet të gjejmë formën e duhur.
Pyetje të sikletshme që mund t’i bëhen një mashkulli
Edhe në këtë rast duhet të tregohemi mendje hapura. Duhet të dimë llojin e seksit që i pëlqen, çfarë e bën të ndihet mirë dhe çfarë jo. Kështu kuptojmë nëse përshtatemi me partnerin tonë në shtrat.
Çfarë të pëlqen të bësh ose të të bëjnë?
Çfarë përbën tabu për ty?
Çfarë detaji të pazakontë do të doje të ndaje me mua?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

A duhet t’i tregoni partnerit se e keni tradhtuar?

Maska me sodë bukë, cilat janë efektet që jep në lëkurën tuaj?
Çka trashëgojnë bebet nga nëna dhe çka nga babai?

10 rregullat e mençura të cilat i kanë ndjekur prindërit tanë, por që ne i kemi harruar

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri