LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 15 të vdekur pas përleshjeve në kryeqytetin irakian, Bagdad

Të paktën 15 të vdekur pas përleshjeve në kryeqytetin irakian, Bagdad

Të paktën 15 persona janë vrarë ndërsa përleshjet mes forcave irakiane të sigurisë dhe mbështetësve të një kleriku të fuqishëm shiit kanë vazhduar gjatë natës në Bagdad.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët thonë se dhjetëra të tjerë u plagosën pasi protestuesit besnikë të Muqtada al-Sadr sulmuan pallatin presidencial.

Dhuna u ndez pasi Sadr njoftoi tërheqjen e tij nga politika.


Kaos në Bagdad, mbështetësit e liderit shiit Moqtada al Sadr futen në pallatin presidencial
Lexo po ashtu Kaos në Bagdad, mbështetësit e liderit shiit Moqtada al Sadr futen në pallatin presidencial

Kryeministri i përkohshëm i Irakut ka bërë thirrje për qetësi dhe ushtria ka shpallur shtetrrethim mbarëkombëtar pas trazirave në disa qytete të tjera.

Luftimet në rrugë shpërthyen gjatë natës, ndërsa luftëtarët shkëmbyen të shtëna me armë zjarri – në disa prej dhunës më të keqe që goditi kryeqytetin irakian në vitet e fundit.

Pjesa më e madhe e luftimeve është përqendruar rreth Zonës së Gjelbër të qytetit, një zonë që strehon ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja.

Stafi i ambasadës holandeze u detyrua të transferohej te misioni gjerman për shkak të përplasjeve.

Zyrtarët e sigurisë thanë se një pjesë e dhunës ishte midis Brigadave të Paqes, një milici besnike ndaj Sadr, dhe anëtarëve të ushtrisë irakiane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori