LAJMI I FUNDIT:

Me të njëjtin numër e nisi te Barcelona, të njëjtin do ta bartë edhe te PSG

Me të njëjtin numër e nisi te Barcelona, të njëjtin do ta bartë edhe te PSG
(Foto: Twitter/B/R/Football)

Tashmë është konfirmuar se Lionel Messi do ta bartë fanellën me numrin 30 te klubi i tij i ri, Paris Saint-Germain.

Sonte (e martë) në internet kanë rrjedhur pamje, në të cilat shfaqet superylli argjentinas me fanellën e skuadrës nga Ligue 1, derisa eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka thënë se prezantimi zyrtar do të bëhet nesër (e mërkurë).


Pas rrjedhjes së fotografive me fanellën me numrin 30, Messi rikujton kohën kur për herë të parë si adoleshent depërtoi në ekipin senior të Barcelonës.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Asokohe, ai e kishte bartur atë numër gjatë sezoneve 2004/2005 dhe 2005/2006, ndërsa më pas (në sezonin 2006/2007) e mori fanellën me numrin 19 që e kishte lënë Fernando Navarro.

Rrjedhin fotografitë e para të Messit me fanellën dhe numrin që do ta bartë te PSG
Lexo po ashtu Rrjedhin fotografitë e para të Messit me fanellën dhe numrin që do ta bartë te PSG
(Foto: CaughtOffside)

Pas largimit të legjendës braziliane, Ronaldinho (që nënshkroi për Milanin), nga viti 2008, Messi e ka qenë ikoniku me numrin 10 te katalunasit. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter)

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori