A do të ndodh kthimi i akrepave të orës këtë dimër, pritet së shpejti vendimi nga Qeveria e RMV-së

Qeveria gjatë javës së ardhshme duhet të vendos nëse do të vazhdojë përllogaritja verore e kohës në vend, për të kursyer energjinë elektrike. Ministria e Ekonomisë ka kërkuar nga meteorologjia dhe ASHAM-i të bëjnë studim që do të tregojë nëse kthimi i akrepave të orës këtë dimër mund të ndikojë negativisht në konsumin e energjisë elektrike te amvisëritë dhe kompanitë. Ministria përkatëse thotë se analizat janë ende në rrjedhë.
“Jemi në konsultim me ekspertët, institucionet kompetente dhe sektorin e biznesit se si do të ndikonte dhe cilat do të ishin efektet e ndryshimit të llogaritjes kohore”. thonë nga Ministria e Ekonomisë.
Jo vetëm për kursimin e energjisë elektrike, përllogaritja e kohës verore dhe dimërore kanë ndikim edhe në disa biznese. Më shpesh, kjo ndihet në komponentin e eksportit, pra në sektorin e transportit dhe gjithnjë e më shumë edhe në industrinë përpunuese. Biznesmenët e konsultuar nga Alsat thonë se më e rëndësishmja për komunikimin e përgjithshëm është që vendi të jetë në përputhje me kohën në Evropë.
“Në vitin 2019, Komisioni Evropian publikoi rekomandim për shtetet se ky duhet të jetë viti i fundit kur llogaritet koha verore dhe dimërore. Autoritetet në vend ende nuk e kanë zbatuar këtë rekomandim“.
Pra, përllogaritja dimërore e kohës nënkupton kthimin e orës mbrapa dhe deri më tani kjo është bërë në fundjavën e fundit të tetorit. Ndërsa përllogaritja verore fillon në javën e fundit të marsit.
Qeveria në seancën e mbajtur më 9 tetor kumtoi se është e mundshme që Maqedonia e Veriut këtë vit ta mbajë llogaritjen verore të orës, e cila duhet të mbarojë më 30 tetor. Kjo nënkupton që vikendin e fundit të muajit, nuk do t’i ndryshojmë akrepat e orës për një orë.
“Në seancën qeveritare, është obliguar Ministria e Ekonomisë që t’i shohë mundësitë rreth vazhdimit eventual të zbatimit të llogaritjes verore të kohës, me qëllim të kursimit shtesë të energjisë elektrike”, kumtuan nga Qeveria.
Në praktikë kjo do të thoshte që gjatë muajve të dimrit të errësohej një orë më vonë.
Debatin për shfuqizimin e llogaritjes së kohës sipas asaj verore dhe dimërore e ka hapur dhe Komisioni Evropian përpara katër vitesh. Atëherë, në online-anketë 93% e banorëve të BE-së janë deklaruar se janë “për” shfuqizimin e mënyrës së këtyre të llogaritjes së kohës, pas çka KE dorëzoi edhe propozim zyrtar në Parlamentin Evropian i cili u miratua në vitin 2019-të. Sipas asaj, shfuqizimin duhej ta zbatojë prej vitit të kaluar, çdo vend-anëtar duhet të zgjedh se cilën llogaritje do ta mbajë. Megjithatë, kjo në praktikë nuk ndodhi.
“Prej atëherë thuajse gjërat kanë pushuar. Topi tani është te 27 vendet anëtare të Unionit”, thonë nga Komisioni Evropian.Ata patjetër duhet që të harmonizohen dhe të tregojnë nëse në të ardhmen punët do të mbeten kështu siç janë, ose do të ndryshojnë. Deri më tani qeveritë e vendeve anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët. Kjo i ka zemëruar deputetët e Parlamentit Evropian”, shkruan Dojçe Vele, në analizën “Pse ende ka llogaritje verore dhe dimërore të kohë”, e publikuar në mars të vitit të kaluar kur ndryshohet përllogaritja prej dimërore në verore.
Në të njëjtën pyetje, në analizën e të njëjtës periudhë të “Blumberg”, theksohet se fajtori kryesor për zbatimin e përllogaritjes së këtillë është pandemia e koronavirusit, por edhe burokracia gjatë së cilës rikujton se pas votimit në Parlamentin Evropian, zbatimin e vendimit duhet ta finalizojë Këshilli Evropian i cili kryesisht është i përbërë nga presidentë të shteteve. Megjithatë, Këshilli e ka kthyer çështjen mbrapa në KE duke theksuar se nuk mund ta zbatojë derisa Komisioni nuk bën vlerësim të ndikimit që do të ketë shfuqizimi i përllogaritjes verore dhe dimërore të kohës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike në EVN ose KRRE

Punëtori i “Trainkos” thotë se i janë bërë shkelje me ofrimin e kontratës tre vjeçare dhe me ndërrimin e pozitës

Rikthimi i sigurisë dhe stabilitetit, Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë sfidat globale dhe mundësitë e bashkëpunimit

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës