''Të ndërpritet deportimi ilegal i refugjatëve, nga Maqedonia''
Komiteti i Helsinkit në Maqedoni ka përgatitur projektin ''Ndihma në rrugë-nxitje e mbrojtjes së të drejtave njerëzore të migrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi'', përcjell telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i projektit është promovimi më i fuqishëm dhem brojtja e të drejtave të njeriut të migrantëve, përfshi edhe kërkuesit e azilit, që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi.
Projekti kërkon që të veprohet ndaj perceptimit publik për migrantët në Maqedoni, pasi që ende ekzistojnë paragjykime, pastaj të ndërpritet deportimi ilegal i refugjatëve, si edhe të punohet në mbrojtje të të drejtave të refugjatëve të cilat duhet të respektohen nga ana e institucioneve dhe qytetarëve./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































