Instituti INDEP, Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kanë shprehur shqetësimin e thellë me Qeverinë e Kosovës për mosrespektimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Ambasadën Britanike dhe për vazhdimin e politizimit të emërimeve në pozitat e larta në Qeveri dhe borde.
Sipas këtyre tri instituteve kjo praktikë duhet ndalur menjëherë dhe të gjitha pozitat për të cilat kompania profesionale britanike ka shprehur kundërshtim të hapur duhen revokuar.
“Kur në tetor të vitit të kaluar, Qeveria Haradinaj kishte vendosur të vazhdoj Memorandumin me Ambasadën Britanike, Kryeministri kishte thënë se kjo po bëhet në mënyrë ‘që të sigurohet një proces ligjor dhe kredibil’! Jo vetëm që kjo nuk ka ndodhur, por në të kundërtën, Qeveria ka injoruar përfundimet dhe rekomandimet e kompanisë profesionale duke dëmtuar rëndë kredibilitetin e gjithë procesit. Personi i 4-të në listë është emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Në të njëjtën kohë, Qeveria i ka kërkuar kompanisë britanike të mos përfshihet në emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Trepçës. Më tutje, Qeveria ka emëruar sekretarin e përgjithshëm të MASHT, edhe pse qartazi ishte kërkuar anulimi i procesit për shkak të jo-kredibilitetit (tërheqje të 8 nga 11 kandidatëve nga intervistimi), dhe mospërmbushjes së kritereve nga kandidatët e intervistuar. Pa e njoftuar ambasadën, janë proceduar Komisioni për Provimin e Jurisprudencës, Trusti Pensional i Kosovës, Guvernatori i Bankës Qendrore, Anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore dhe Agjencia Kosovare e Privatizimi”, bëhet e ditur në reagim.
Sipas tyre, politizimi në pozita të larta në Qeverinë e Kosovës dhe në bordet e agjencive të pavarura dhe agjencive qeveritare është shndërruar në një problem kronik.
“Emërimi dhe zgjedhja e anëtarëve politikë dhe jomeritorë në pozita kyçe në institucione dhe agjenci është jo vetëm e kundërligjshme por edhe dëmton rëndë barazinë para ligjit dhe konkurseve publike. Të zgjedhurit e politikës nuk do t’i shërbejnë interesit publik. Përkundrazi, në vend të profesionalizmit ata do t’i shërbejnë interesave të ngushta partiake në dëm të institucionit ku veprojnë. INDEP, GAP dhe GLPS i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës ta ndalojë këtë proces të shëmtuar të degradimit të pavarësisë së administratës dhe institucioneve të pavarura”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, politizimi nuk rrënon thjeshtë një memorandum me një Ambasadë që deshi të kontribuonte në krijimin e një kulture të drejtësisë në emërime, por mbi të gjitha shkelë parimet kushtetuese të sundimit të së drejtës, të barazisë së të gjithë qytetarëve para konkursit publik, shkelë prioritetin 6 të shtyllës së parë të Agjendës Evropiane të Reformave dhe legjislacionin vendor që rregullon institucionet subjekte të proceseve të emërimit.
Sipas tyre, politizimi i agjencive shtetërore në dëm të profesionalizmit ngadalëson progresin e gjithëmbarshëm shoqëror të integrimit dhe zhvillimit ekonomik.
“Bëhet vetëm për të përmbushur apetitet e partive në koalicion qeverisës, edhe kur kjo nënkupton shkeljen e të drejtave të njeriut të personave meritor, të papunë të Kosovës. INDEP, GAP dhe GLPS ftojnë edhe Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, Agjencinë Kundër-Korrupsionit, prokurorinë dhe organet e rendit që të hetojnë këto shkelje dhe të mbrojnë ligjshmërinë dhe demokracinë në vend. Në të njëjtën, INDEP, GAP dhe GLPS e konsiderojnë si hap të duhur krijimin e një komision hetimor parlamentarë për të hetuar politizimin dhe shkeljet në konkurset për pozita të larta në shërbimin civil dhe institucione të pavarura, si mjet për të vendosur kontrollin parlamentar mbi institucionet ekzekutive”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, duke politizuar shërbimin civil dhe duke shkelur pavarësinë e institucioneve të pavarura, Qeveria rrezikon që t’i humbas fondet e Bashkimit Evropian të destinuara për reformën e administratës publike të cilat kapin shumën e 22 milionë eurove. /Telegrafi/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDepartamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij