Të moshuarit po hasin në vështirësi në aplikimin online për vaksinim

Në qendrën e vaksinimit në sallën ‘1 Tetori”, në Prishtinë, po vazhdon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç. Vaksinimi kundër COVID-19 ka vazhduar për ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova dhe sipas terminëve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë̈.
Qytetarët e Prishtinës ankohen për aplikimin online, pasi që shumë prej tyre nuk dinë se si funksionon ky proces. Kurse, një pjesë e madhe e qytetarëve ktheheshin prapë, pasi nuk kishin arritur me sukses aplikimin për vaksinim.
Nazmi Latifi nga Prishtina thotë se djali tij ka aplikuar, ndërsa ai nuk do të dinte dhe do të mbetej pa aplikuar.
“Për mua ka qenë vështirë se nuk kisha mundur me apliku dhe as nuk kisha ditë, veç djali ka apliku e dje na kanë thirr për sot, na kanë caktuar në 9:55, erdhëm e morëm pa pritë hiq”, tha ai.
Fatmir Hadri tha se djali i tij ka aplikuar për të dhe se ka pritur me qejf për t’u vaksinuar.
“Me ju tregu të drejtën ka apliku djali jem në vend timin, ai më i ri kështu që ai ka apliku në vend timin… Edhe më parë pata vendos si të bëhet puna do të vijë edhe pa probleme fare, shumë mirë kam kalu”, tha ai.
Riza Bllaca tregon për KosovaPress, se është kontaktuar nga ministria për orën se kur duhet të vijë për vaksinim. Ai procesin e vaksinimin e krahason me vendet e perëndimit.
“Dje rreth orës 12 më ka thirre dikush në telefon edhe u prezentua nga ministria, më thanë që sot në orën 10:30 të vijë të marrë vaksinën sot…procesi shkoj shumë mirë njësoj si në Zvicër, Gjermani, si në Slloveni… Me padurim kam prit, do të thotë nuk kam pas asnjë hezitim me marrë vaksinën”, tha ai.
Ndërsa, Sami Ibishi u lë fajin partive politike për tollovinë e shkaktuar këto ditë në sallën “1 Tetori”.
“Dita e parë ka qenë shokuese edhe fatkeqësi e madhe e këtyre partive që menjëherë evoluojnë edhe bëjnë probleme prej më të ndryshmeve, ja ku është sot gjendja e shkëlqyeshme, as s’ka tollovi”, tha ai.
Xhevdet Rusinovci tha se ai ka kryer aplikimin për prindërit e tij, pasi shton se të moshuarit do të kenë vështirësi më ketë formë të aplikimit për vaksinim.
“Unë në fakt e kom kry aplikimin për prindërit e mi dhe mendoj që në këtë fazë në këtë periudhë që po jetojmë gjeneratat më të vjetra vërtet mund të kenë vështirësi në aplikim por me ndihmën e familjarëve me të rijnë, gjeneratave më të reja kjo mund të plotësohet”, tha ai.
Gjatë dy ditëve të fundit janë̈ vaksinuar 7,742 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19, dhe numri i përgjithshëm i qytetarëvë të vaksinuar deri më tani është 39,321 persona.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë pritet të krijohen mundësi të tjera shtesë për regjistrimin e të gjithë̈ qytetarëvë që duhet të vaksinohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Situata në liqenin e Fierzës, mungesa e reshjeve frenon prodhimin e energjisë

LSDM kërkoi dorëheqjen e ministes së financave pas replikave me deputeten Petrovska, Koçoska: Nuk kisha qëllim të ofendojë askënd

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet