LAJMI I FUNDIT:

Të mësosh online gjuhën gjermane me portalin Ich-Will-Deutsch-Lernen.de

Të mësosh online gjuhën gjermane me portalin Ich-Will-Deutsch-Lernen.de

DVV-International, zyra në Kosovë, (Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtarë i Bashkësisë së Shkollave të Larta Popullore të Gjermanisë) ka filluar me implementimin e projektit “Ich-will-deutsch-lernen’’ i cili mund të përdoret nga të gjithë qytetarët e Kosovës.

Portali www.iwdl.de është duke u përdorur në mbikëqyrjen e Trajnerëve në dy klasa model të hapura nga zyra e DVV International në Kosovë.

Njëra është vendosur në lokalet e Qendrës Rajonale të Aftësimit Profesional në Prishtinë (QRAP), dhe tjetra gjendet në lokalet e Qendrës Rinore në Prizren.Capture22

DVV-International, zyra në Kosovë, përmes këtyre dy “Klasave Model“ është duke ofruar nga 4-5 seanca trajnime pa pagesë nga dy herë në javë , për të gjithë të interesuarit të moshës madhore që dëshirojnë të mësojnë përdorimin e këtij portali edhe në Kosovë.

Trajnimi për përdorimin e Portalit www.iwdl.de ofrohet falas nga data 15.09.2014 dhe do të zgjasë deri me 15.12.2014.

Të gjithë të interesuarit që duan ta përdorin këtë portal online, duhet të kenë të hapur nga një e-mail adresë dhe të kenë njohuri bazë për kompjuter.

Të interesuarit mundë të lajmërohen në adresat e mëposhtme: Prishtinë: Qendra Rajonale e Aftësimit Profesional në Prishtinë (QRAP-Prishtinë) Rr. Tahir Zajmi , P.n, Prishtinë ( Prapa objektit të ”Don Bosko” në Prishtinë).
IWDLLOGO

Prizren: Youth Center/ Qendra Rinore Prizren, Adresa:Rr. Brigada, PN Prizren (Përball-ABI-Center)
Si dhe në e-mail adresën ; flaka.behra@iwdl.dvv-fobi.de / fbehra@dvv-international-ks.org
(Ju lutemi shënoni ne përshkrim te e-mailit saktësisht vendin ku doni të trajnoheni në Prishtinë apo në Prizren ).

Për më shumë kliko këtu:
https://telegrafi.com/b_addons/Flyer_IWDL_Alb_WORD_New.pdf
DVV International

(Institut für Internationale Zusammenarbeit
des Deutschen Volkshochschul-Verbandes)
Str. Rexhep Mala , Nr.33 , Prishtinë
10 000 , Kosovë ,
Tel/Fax +381 38 752 864
Web; www.dvv-soe.org