LAJMI I FUNDIT:

Të martën ora e parë e mësimit i kushtohet Pavarësisë së Kosovës

Të martën ora e parë e mësimit i kushtohet Pavarësisë së Kosovës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se të martën, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, ora e parë do t’i kushtohet historikut të pavarësisë.

“Për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), obligon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që, të martën (18 shkurt 2020), ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.


MASHTI ua uron Ditën e Pavarësisë, nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/