LAJMI I FUNDIT:

A do të ketë listë të përbashkët zgjedhore LVV-Guxo-Alternativa? Deputeti Meta tregon kërkesat e Listës “Guxo”

A do të ketë listë të përbashkët zgjedhore LVV-Guxo-Alternativa? Deputeti Meta tregon kërkesat e Listës “Guxo”

Nesër (e premte) mbyllet afati ligjor për koalicione parazgjedhore. Deri më tani asnjë nga partitë e mëdha nuk e ka bërë të ditur ndonjë koalicion, përveç AAK-së që ka bashkuar forcat me Nismën Socialdemokrate.

Madje në pikëpyetje mbetet nëse do të vazhdoj koalicioni i partnerëve aktual qeverisës, LVV-së me Listën “Guxo” dhe Alternativën, pavarësisht të takimeve që kanë pasur krerët e të tria subjekteve.

Telegrafi ka mësuar se ka mospajtime ndërmjet krerëve të Listës “Guxo” dhe Vetëvendosjes, për listën e përbashkët zgjedhore.


I pyetur për këtë gjë, Burim Meta deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës “Guxo” i ka thënë Telegrafit se sot pritet të marrin vendim se si do të veprojnë tutje.

“Sot në orën 17:00 e kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do ta marrim vendimin se çfarë do të bëjmë. Nuk e di një gjë të tillë ne kemi një kërkesë që duhet ti kemi akronimet tona brenda koalicionit me LVV-në, por për më tutje sesi janë zhvilluar ndonjë negociata eventuale nuk e di a ka pas dhe nuk i di detajet”, ka thënë Meta.

​Guxo dhe Alternativa kërkojnë koalicion parazgjedhor, LVV ende pa përgjigje
Lexo po ashtu ​Guxo dhe Alternativa kërkojnë koalicion parazgjedhor, LVV ende pa përgjigje

Ai ka insistuar që Lista “Guxo” duhet t’i ketë akronimet e saja në listën zgjedhore në rast të koalicionit me LVV-në.

“Ne kemi identitetin tonë dhe duhet ti kemi akronimet tona”, ka thënë Meta.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila për të marrë një qëndrim rreth kësaj çështje, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Subjektet politike kanë afat deri të premten t’i deklarojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Guxo dhe Alternativa kanë garuar në listë të Lëvizjes Vetëvendosje. LVV-ja, bashkë me Guxo dhe Alternativa janë partnerë aktual qeverisës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori