Kosova sot shënon 9 Majin- Ditën e Evropës.
Në kalendarin e festave shtetërore, shënohet edhe kjo ditë, shkruan AktivPress.
Në Prishtinë kanë filluar përgatitjet për nder të kësaj dite. Në sheshet kryesore të kryeqytetit janë vendosur flamuj të shtetit të Kosovës, krahas atij të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu në këtë hapësirë janë vendosur edhe shtëpiza të vogla në të cilat shënohet “Europe Day” dhe secila shtëpizë e ka të vendosur emrin e shteteve që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.
Kosova edhe nëntë vite pas shpalljes së Pavarësisë, është i vetmi vend në kontinentin evropian që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë dhe nuk është anëtare e organizatave kyçe evropiane si Këshilli i Evropës apo Bashkimi Evropian.
Dita e Evropës e gjen Kosovën në krizë politike në përpjekje të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi nga koalicioni qeverisës në vend.
Kjo marrëveshje është kusht për Kosovën nga Bashkimi Evropian për të marrë liberalizimin e vizave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251