Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikë-bërës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin. GEW filloi si lëvizje më 2007 me nismë të Kauffman Foundation dhe Administratës së Presidentit Barack Obama, në kohën e krizës globale ekonomike.

Në Kosovë, nën udhëheqjen e Innovation Centre Kosovo (ICK) si nikoqir zyrtar i GEW në vend, gjatë javës 17-23 Nëntor do të organizohen mbi 20 ngjarje, nga 25 organizata e kompani partnere. GEW 2025 mbështetet nga TEB Bank, Coca-Cola HBC Kosova, British Council, dhe Ibas. Telegrafi është sponsor medial i #GEW2025.


Disa nga ngjarjet kryesore, përfshijnë:

E hënë, 17 Nëntor

  • Hapja zyrtare nga ora 09:30 në lokalin “Sonder” në Prishtinë
  • Mbledhja vjetore e “Western Balkans Startup Alliance”
  • Startup Grind me ndërmarrësit Blendrit dhe Rilind Elezaj në ICK, nga ora 19:00

E martë, 18 Nëntor

  • Gjenerata e tetë e programit “OriginAL” nga Germin për Diasporën fillon në hapësirat e ICK.
  • Forumi biznesor Kosovë – Japoni i fillon punimet në Prishtinë, me organizim të KIESA dhe Japan External Trade Organization (JETRO)

E mërkurë, 19 Nëntor

  • Në Odën Ekonomike Amerikane nga ora 14:00 ngjarja “Tech Rising: Innovation and Startups”
  • ICK dhe Propulsion mbajnë trajnimin e mbyllur për “Burime Njerzore në Biznese”
  • Shfaqet premiera e episodit 3 të dokumentarit Scaling Across Borders

E enjte, 20 Nëntor

  • Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës mbanë panelin e diskutimit “Ndërmarrësia përmes rrëfimit”, me Prof. Dr. Besnik Krasniqi, dhe ish-studentët tashmë ndërmarrës të suksesshëm.
  • Cacttus Education organizon garën “Pitch Your Idea” – për regjistrime klikoni këtu.
  • Në Prizren (ITP), Makerspace Innovation Center organizon ngjarjen “Rëndësia e të dhënave në vendim-marrjen e biznesit” nga ora 17:00
  • Oda Ekonomike Amerikane nga ora 13:00 mbanë diskutim me Rasim Merlakun, Marigona Hill.
  • Në Odën Ekonomike Amerikane poashtu, nga ora 14:00 mbahet diskutimi “Negocimi dhe Udhëheqja në Ndërmarrësi”, me Blerim Zogaj, Kreshnik Gashi, Petrit Sinani, Arbnir Xhema, dhe Qendresa Smajli Gashi.

E premte, 21 Nëntor

  • British Council dhe ICK organizojnë aktivitetin “HER Digital Shield” për gratë dhe vajzat në siguri kibernetike. Për regjistrime klikoni këtu.
  • Oda Ekonomike Amerikane ngjarjen “Barriers Nobody Wants to Talk About” të shtunën nga ora 14:00.

Gjatë fundjavës, Innovation Centre Kosovo do te organizojë edicionin e 20-të të “FuckupNights Prishtina” të shtunën, ndërsa java do të përmbyllet të dielen me hiking nga komuniteti i ndërmarrësve, në Bjeshkët e Nemuna, Deçan.