Të hënën në Kosovë do të jetë ditë pushimi për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Në vendim thuhet se duke u bazuar në Ligjin 03/L-064 dita e hënë do të jetë ditë pushimi.


Dita festive më e madhe e shqiptarëve nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse dita e pushimit vendoset nga kryeministri i shtetit.

Në Kosovë në rastet kur festat bien të shtunën dhe të dielën, atëherë pushimi shtyhet në ditën tjetër. /Telegrafi/

260549033 210745791207442 5737416107293964922 n

sheshi 1

sheshi 9

sheshi flamuri