“Të gjithë miqtë e mi vdiqën atje” - adoleshentja ukrainase rrëfen tmerret që ka përjetuar në Mariupol

Adoleshentja ukrainase ka treguar disa histori të tmerrshme që kishte kaluar në qytetin jugor të Mariupolit, kur ishte nën sulmet e ashpra ruse.
Në një video, të shpërndarë në internet nga Visegrad 24, vajza anonime pohon se "të gjithë miqtë e mi vdiqën" në qytet - dhe ajo fillimisht mendoi se shpërthimet që po dëgjonte, ishin fishekzjarrë për festa.
"Shoku im i klasës që po ecte në një oborr, pa diçka që shkëlqente. Ai nuk e dinte që ishte minë. E mori në duar dhe i shpërtheu. Fillimisht mendova se ishin fishekzjarrë sepse në atë kohë ishte një festë. Dëgjoja fishekzjarrë", deklaroi ajo.
"Gjyshi po shikonte në drejtimin e shtëpisë që tashmë e kishte kapluar zjarri. Larg, shumë larg - diçka po fluturon në qiell. Ai menjëherë na tha ‘Të gjithë shkoni shpejt nën tryezë - në korridor’".
Vajza më pas tregon historitë e dy miqve të saj - Polina dhe Anya - të dy vdiqën kur raketat goditën shtëpitë e tyre.
Ndryshe, Mariupoli së bashku me Buchan janë ndër qytetet që më së shumti kanë pësuar dëmtime që prej pushtimit rus, i cili ka filluar më 24 shkurt. /Telegrafi/


















































