Presidenti i ri amerikan Donald Trump ka një obsesion për të cilën pakkush di. Ai brengoset shumë se si vishen njerëzit të cilët punojnë për të.

Tashmë dihet se Trump ishte zemëruar shumë me Sean Spicer, sekretarin e tij për media, pasi që nuk e kishte veshur siç duhet kostumin gjatë konferencës së tij të parë për media, transmeton Telegrafi.


Sipas disa personave që kanë punuar në fushatën e Trumpit,thuhet se ai dëshiron që femrat që punojnë për të, të vishen “elegante” edhe pse “ato janë shpesh të veshura me pantallona”, por prapë se prapë obligohen të duken bukur me ato rroba të hekurosura dhe të rregulluara.

Sipas medieve ndërkombëtare, ato femra që kanë punuar gjatë fushatës së tij kanë qenë nën presion të madh, pasi vazhdimisht janë detyruar të veshin fustane në mënyrë që t’i bëjnë përshtypje Trumpit.

Sa i përket kësaj çështje nuk janë kursyer as meshkujt, të cilët janë detyruar të vishen bukur në një ngjyrë dhe të kenë trup të bukur. Kravatat gjithashtu kanë luajtur një rol thelbësor.

Steve Bennon, udhëheqësi i fushatës së Trumpit, ndërsa tani anëtarët i lartë i Komitetit për Siguri Kombëtare, duket se ishte i vetmi personi që nuk i është përmbajtur këtyre rregullave. /Telegrafi/