LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha studiot e mëdha e refuzuan filmin për Snowden

Të gjitha studiot e mëdha e refuzuan filmin për Snowden

Filmi i kushtuar Eduard Snowdenit e pati premierën e tij në Hong Kong të premten mbrëma dhe të afërmit e ish-kontraktorit të NSA-së ishin në radhë të parë.

“Në këtë film është me rëndësi të madhe zbulimi i mitit mbi fshehjen e Snowdenit në Hong Kong. Tregon se cili ishte grupi që e mbështeti, ishin refugjatë”, ka deklaruar Jonathan Man, avokat i Snowdenit.

Filmi me regji të Oliver Stone ka një mesazh thelbësor: zbulimi i informacioneve sekrete nga Snowden dhe përndjekja e tij prej autoriteteve amerikane dëshmojnë sipas regjisorit të madh një humbje dramatike për demokracinë.


Rasti “Snowden” në këndvështrimin e Oliver Stone (Video)
Lexo po ashtu Rasti “Snowden” në këndvështrimin e Oliver Stone (Video)

Për realizimin e filmit janë derdhur fonde deri dhe nga Gjermania e Franca, por Amerika jo. Edhe premiera botërore e tij u bë në kuadër të Festivalit të Filmit në Toronto të Kanadasë dhe jo në SHBA.

Pati një prezantim të pare në San Diego në kuadër të “Comic-Con”, por në atë rast u përjashtua publiku i gjerë.

Filmin, Stone nuk e realizoi dot në Amerikë. “Të gjitha studiot e mëdha e refuzuan. Hollywoodi është burracak”, rrëfeu ai në një intervistë dhënë ditë më parë gazetës gjermane Sonntagszeitung.

Raporte të ndryshme në mediat ndërkombëtare tregojnë se Snowden, me shumë gjasë, mund të jetë konkurrent për nobelin e sivjetshëm të paqes. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Magazina
Kalo në kategori