Një video e re e presidentit rus, Vladimir Putin duke lëvizur shpesh këmbën teksa ishte ulur në një takim ka nxitur më tej thashethemet se lideri rus nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kjo video nuk është e vetmja që prej ditësh spekulohet rreth gjendjes shëndetësore të njeriut të parë në Rusi.
Videoja, e cila u publikua dy ditë më parë, tregon liderin rus duke biseduar me homologun nga Taxhikistani, Emomali Rahmon. Gjatë bisedës, ai disa herë e ngriti dhe e uli këmbën.
Mediume të shumta raportuan se ai “përdrodhi çuditërisht këmbën, sikur të luftonte lëvizjet e papritura të këmbëve”.
Theksohet se lideri i Taxhikistanit e shikonte Putinin “me shqetësim”.
Javët e fundit ka pasur shumë spekulime për gjendjen shëndetësore të presidentit rus, madje ekspertë shëndetësorë dhe politikanë kanë spekuluar se lideri shtetëror rus mund të vuajë nga një sëmundje e rëndë.
Sëmundja e Parkinsonit – një çrregullim i trurit që prek aftësitë motorike – është një gjendje që komentuesit shpesh e përmendin si shkakun e problemeve dhe “sjelljes së pazakontë” të tij.
Sindroma e këmbëve të qeta, një dëshirë e pakontrolluar për të lëvizur gjymtyrët e poshtme dhe këmbët, është një simptomë që shfaqet shpesh nga njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.
Pamjet nga parada në Moskë
Në festimin e Ditës së Fitores në Moskë më 9 maj, Putin mbajti një fjalim, ku dëshmitarë dhe vëzhgues të shumtë theksuan se ai sillej sikur kishte vështirësi në ecje, pra dukej sikur po çalonte.
Gjatë paradës ai u ul i mbuluar me batanije, madje edhe atëherë u vu re se shpesh duke lëvizur këmbën.
Video nga takimi me Shoigu
Në fund të muajit prill, Putini u filmua duke folur me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu në Kremlin, por ai dukej i fryrë në fytyrë dhe i dëshpëruar. Shumë veta vunë re se ai sillej sikur të ishte zhytur në kolltukun në të cilin ishte ulur dhe bie në sy se gjatë gjithë kohës e mbante dorën mbi tavolinë. Ai gjithashtu godiste shpesh këmbën në dysheme gjatë takimit.
Fytyra dhe qafa e 69-vjeçarit dukeshin jashtëzakonisht të fryra, duke nxitur pretendimet se presidenti rus po i nënshtrohet trajtimit me steroide, ndërsa raportet sugjerojnë se ai shoqërohet vazhdimisht nga një mjek i specializuar për kancerin e tiroides.
Kirurgu Yevgeny Selivanov është nga Spitali Klinik Qendror në Moskë, ai ka fluturuar në vendpushimin e Detit të Zi në Socchi – një nga destinacionet e preferuara të presidentit rus – dhjetëra herë në vitet e fundit.
Video nga takimi me Lukashenkon
Një video tjetër që ka nxitur spekulime për “shëndetin e dobët” të Putinit është ajo që tregon atë duke mirëpritur homologun bjellorus, Alexander Lukashenko, ndërsa dora fillon t’i dridhet dhunshëm.
Ai e tërheq atë pranë trupit në një përpjekje për të qetësuar krahun e tij. Megjithatë, ai nuk ia del mbanë në këtë. Më vonë, Putini u pa i ulur në një karrige dhe nuk ia dilte të qetësohej, kështu që ai vazhdimisht lëvizte dhe godiste këmbët e tij.
Thashethemet për presidentin rus kanë qarkulluar edhe më parë duke përfshirë se po lufton me sëmundjen e Parkinsonit, demencën apo kancerin.
Moska i ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat se Putini është i sëmurë rëndë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka mohuar më parë zërat se ai është nënshtruar një operacioni për kancer tiroide. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri