Mbreti dhe Mbretëresha kanë marrë pjesë në shënimin e 125-vjetorit të gazetës lokale El Heraldo de Aragon

Mbretëresha Letizia e Spanjës është një nga gratë më me shumë ndikim në botë. Dihet përgjithësisht se vetë Letizia ishte gazetare dhe reportere para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore, transmeton Telegrafi.


Pra, Letizia ka festuar 48-vjetorin e vet të lindjes, por edhe ai rast i veçantë nuk do të thoshte se ajo duhej të vishte për herë të parë një rrobë elegante disenjatori.

los reyes feliipe y letizia en los actos del 125 aniversario de heraldo.r d.2217 1024 3409

Përkundrazi, ndonëse dukej spektakolare në tone rozë, fjala ishte edhe për një veshje të ricikluar para pak më shumë se një viti, gjatë takimit me Melania Trump, në Casa Blanca.

felipeviaseguraque29161974 43069c5f

Mbretëresha ka veshur fustanin e Michael Korsme prerje A, ndërkaq belin e ka theksuar me rrip argjendi.

Detajet në formë pullash nga të dyja anët e fustanit kanë kontribuar që të duket edhe më elegante, ndërkaq me fustan ka pasur të mbathura këpucët ngjyrë rozë dhe çantën në të njëjtin ton.

reyes 125 aniversario Heraldo 20200916 12

Sot mbretëresha Letizia gëzon imazhin e një gruaje me shije të pagabueshme dhe merr vazhdimisht lëvdata nga kritikët e modës, në paraqitjet e saj në evente diplomatike, zyrtare apo në jetën e përditshme. /Telegrafi/