LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha janë ende si të krisur për veshjet me këto detaje (Foto)

Të gjitha janë ende si të krisur për veshjet me këto detaje (Foto)

Trendi i veshjeve të rehatshme sportive tashmë disa sezone nuk pushon së intriguari industrinë e modës, ndërkaq pantallonat që i ngjasojnë versionit të grimuar të tutave ende bindshëm dominojnë skenën e modës.

Brendet e shumta ia arrijnë t’ia dalin me trendin gjithnjë në rritje ‘athleisure’, duke ofruar pjesë rrobash të shumta të rehatshme, ndërkaq shtëpia e modës Chloé ndër të parat ka lansuar modelin e pantallonave të cilat janë bërë hit i madh mode dhe paraardhëse e trendit të atyre veshjeve me vija të zbukuruara anash.


Në modelin e ngjyrës së verës së zezë me shirita bezhë anash e para është parë Kendall Jenner, ndërkaq në revy atë tutë e ka bartur manekinia Edie Campbell, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pantallonat e zeza me vija ngjyrash ylberi dhe me mbyllës me zinxhir në fund të këmbëve janë bërë hit ndër bukuroshet e famshme siç janë: Bella Hadid, Rosie Hutington-Whitely, Lily Aldrigde dhe ylli i stilit të rrugëve, Veronike Heilbrunner.

Detaji i vogël por efektiv i cili nga pantallonat krijon përshtypjen e versionit të grimuar të tutave në sezonin aktual në tërësi ka evoluar dhe sot i zbukuron edhe modelet e xhinseve.

Se vërtet është fjala për detajin i cili ende sundon skenën e modës, tregon edhe oferta aktuale e brendeve ‘high street’ të cilën e bëjnë shumë versione të pantallonave me detaje të papërballueshme të vijave.

/Telegrafi/