Disenjatori gjerman, Karl Lagerfeld, drejtor kreativ i shtëpisë Chanel dhe ikonë e modës tashmë gjysmë shekulli, është ndarë nga ne në moshën 85-vjeçare
Ka gëzuar statusin e perëndisë ndër vdekatarët në botën e modës, në majën e së cilës ka qëndruar më shumë se 50 vjet. Ka qenë më i famshmi për lidhjen e tij me shtëpinë e modës Chanel në të cilën ka hyrë në vitin 1983, transmeton Telegrafi.
Brendi rrezikonte të vjetrohej dhe të bëhej monoton para se ai të vinte dhe të shtonte perishane dhe prerje moderne të rrobave nga stofrat e buta, sipas të cilave shtëpia Chanel edhe sot e kësaj dite është e famshme në botë.
Rrobat e zeza sportive, flokë të thinjura të lidhura në bisht dhe syze të errëta dielli e bënin të famshëm dhe unik.
– Unë jam si karikaturë e vetvetes dhe kjo më pëlqen. Kjo është maskë, ndërkaq për mua karnavali në Venedik vlen gjatë gjithë vitit, pati deklaruar në një rast.
Instinkti i tij artistik, ndjenja për biznes dhe egoja mbresëlënëse i kanë sjellë sukses të madh në botën e modës ku është nderuar dhe ka futur frikën në konkurrencë, por edhe në modele.
Ka refuzuar të shikojë në të kaluarën, gjë që ka qenë pjesë e personalitetit të tij. Ai është shoqëruar me të rinjtë dhe ka shkuar në ahengje.
Ka pasur dëshirë të madhe të shkojë në piknik me të bijën Kaia Gerber, e cila është vetëm 17 vjeçe, por e cila bashkë me të ka lansuar koleksionin e 2018-s.
Macja e tij, Choupette, gjithashtu është e njohur dhe ka më shumë se njëqind mijë ndjekës në Instagram.
Ka vizatuar kreacionet e veta vetë madje me dorë gjë që sot është e rrallë. Ka pasur pasion të madh ndaj leximit dhe çdo ditë ka lexuar shtypin botëror.
Ka qenë i njohur për qëndrimin e ashpër ndaj modeleve dhe i padurueshëm ndaj të gjithëve të cilët nuk kanë qenë në trend. Shpesh është kritikuar për shkak të gjuhës së tij të ashpër. Ka pushuar nga puna miken më të mirë e cila i ka qenë model, për shkak se është fotografuar pa lejen e tij.
– Unë jam njëfarë lloj nimfomaniaku i modës i cili kurrë nuk ka orgazëm, ka thënë për veten në vitin 1984.
Është e njohur që ka pirë nga 10 kënaçe Cola dietale në ditë, mirëpo në vitet 2000 ka humbur shumë peshë trupore, sepse ka dashur të bartë pantallona nr. 28.
Ka dashur posaçërisht të vesh pantallona të shtëpisë së modës Christian Dior.
Kur nuk ka punuar asgjë, gjë që rrallë edhe ka ndodhur, Karl është tërhequr në njërën ndër shtëpitë e shumta në Paris, Gjermani, Itali apo Milano, që të gjitha kanë qenë të rregulluar me të njëjtin stil të shekullit të 18-të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu
Piloti këshillon se çfarë duhet bërë gjatë turbulencave, ndërsa tregoi një truk që i qetëson pasagjerët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?