Drita në raundin e tretë të Ligës së Konferencës do të përballet me Audan nga Letonia, ku do të kërkojë kalimin në play-off.

Egzon Bejtullai dhe Albert Dabiqaj kanë folur për faqen zyrtare të klubit, ku pas kalimit të Breidablik, kërkojnë dhe besojnë se do të kalojnë tutje edhe ndaj Audas.


Mbrojtës tetovar, Bejtulli deklaron se nuk e njohin mirë kundërshtarin, por do të bëjnë maksimumin për të kaluar tutje.

453864717 1092805935628472 3321981214551549960 n 1

"Nuk kemi shumë njohuri për ekipin e Auda por besoj që kemi mjaftueshëm kohe për ta përgatitur ndeshjen. Nuk do të jetë e lehtë sepse në këtë nivel garash nuk ka ekip të lehtë, por ne do të bëjmë maksimumin që të arrijmë objektivin tonë", deklaroi ai.

Njëri prej më të mirëve te Drita, Albert Dabiqaj po ashtu ka dhënë mendimin e tij për kundërshtarin e radhës, duke besuar edhe ky në kualfikim tutje.

"Është një kundërshtarë që e vlerësojmë maksimalisht. E kemi parë që ndeshjet e fundit i kanë vetëm fitore. Besojmë që trajneri me stafin do të analizojnë mirë dhe neve na mbetet ta bëjmë punën tonë në fushë".

"Kam besim shumë që me grupin e lojtarëve që kemi dhe me kualitetin e grupit, me shumë punë do ta kalojmë edhe këtë rund", deklaroi Dabiqaj.

453847398 1092331265675939 4173010865429061780 n

Ndeshjen e parë Drita e luan si mysafir me 8 gusht, ndërsa më 15 gusht luajnë në "Fadil Vokrri" ndeshjen kthyese./Telegrafi/ 

telegrafi sport app