LAJMI I FUNDIT:

Të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Kamberi: Ndërkombëtarët e konsiderojnë çështje dytësore

Të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Kamberi: Ndërkombëtarët e konsiderojnë çështje dytësore

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi, mbajti një fjalim të rëndësishëm në parlamentin serb dhe fjalët e tij patën një mesazh edhe për popullsinë vendase.

Gjatë intervistës në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Kamberi tha para deputetëve të Parlamentit serb se ai nuk përfaqëson “as të verdhët, as të zinjtë, as të kuqtë”, por mbështet shqiptarët e Luginës së Preshevë, të cilët sipas tij ndihen të diskriminuar dhe të shtypur nga politikat e Beogradit.


“Është normal që një fjalimi i tillë të pritet mirë në skenën politike, në arenën mbarëshqiptare, por duhet të ketë një jehonë të mirë edhe në mesin e një pjese të popullsisë serbe, e cila mendon vërtet se vendi i tyre duhet të shkojë në Bashkimin Evropian dhe jo me Kinën e Rusinë”, shprehet Kamberi

Ai u shpreh kritik ndaj BE-së dhe Serbisë duke thënë se nuk po bëjnë sa duhet për të mbrojtur të drejtat e pakicave, përfshirë këtu dhe popullsinë shqiptare.

“BE dëshiron që Serbia të arrijë një marrëveshje me Kosovën dhe i duket se ky është procesi më i rëndësishëm. Çështjet e pakicave, çështjet e standardeve, të drejtave të tyre sidomos të shqiptarëve, që jetojnë në Luginë të Preshevës i konsideron si dytësore. Kjo është një qasje e gabuar se derisa të vijë në rend që të flitet për të drejtat e shqiptarëve, unë frikësohem se nuk do të ketë më shqiptarë”, tregon Kamberi.

Deputeti Kamberi vlerësoi gjithashtu ministrin në detyrë të Evropës dhe Punëve të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn për rolin e luajtur në bashkimin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

“Përfshirja e ministrit Cakaj në krijimin e listës së përbashkët parlamentare, vendimi i qeverisë së Kosovës për hapjen e zyrës për Luginën e Preshevës dhe vendimi i dy qeverive për krijimin e fondit për Luginë të Preshevës janë tre elemente të rëndësishëm që mund të japin shpresë të re në Luginë të Preshevës”, tha Shaip Kamberi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori