“Të drejta, drejtësi, veprim” – mesazhi i Kurtit për Ditën e Gruas

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave dhe vajzave në Kosovë.
“‘Të Drejta. Drejtësi. Veprim.’ Kjo është tema e Ditës Ndërkombëtare të Gruas këtë vit. Në mbarë botën, gratë dhe vajzat po kërkojnë të drejtat e tyre, drejtësi e solidaritet, mundësi të barabarta,” ka deklaruar Kurti.
Ai ka shtuar se Dita Ndërkombëtare e Gruas është një thirrje për veprim dhe se në Kosovë po ndërmerren hapa konkretë për fuqizimin e grave: punësim, mbështetje ekonomike, rritje e pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe luftë kundër dhunës me bazë gjinore.
“Mbi 12 mijë gra të mbështetura në punësim, rritje e pronësisë së grave dhe mekanizma më të fortë mbrojtjeje janë hapa konkret drejt barazisë në vendin tonë, ashtu që të drejtat e grave mos të mbeten vetëm në ligje dhe deklarata – por të garantohen me drejtësi reale, në jetën e përditshme kolektive, në përvojën individuale të secilës,” ka theksuar kryeministri.
Ai ka shtuar se barazia nuk është vetëm premtim – është veprim.
"Dhe ky angazhim vazhdon. Urime Ditën Ndërkombëtare të Gruas – barazia është punë dhe përgjegjësi e përbashkët", tha Kurti. /Telegrafi/





















































