Cila vjen në radhë të parë: inteligjenca, apo vullneti? Më mirë vullneti, se me punë arrihet gjithçka ... Jo, Jo, më mirë inteligjenca, se kur s'ke mend, s'mund të bësh asgjë. Jo, jo unë them më mirë t’i kesh të dyja. Sa mirë do të ishte kështu...Këto pyetje i torturojnë gjatë prindërit. Por, në fakt, cila është më e mira për fëmijët? Ja disa sugjerime ...
Dr. Artemisa Shehu
Shumë prindër shprehen, madje po t’i pyesni edhe prindërit tuaj, se fëmijët e tyre e kanë shumë vështirë të ulen dhe ta bëjnë përmbushjen e përgjegjësive të tyre të moshës, pikërisht detyrat e shkollës. “Më vjen inat se është shumë i/e zgjuar, por nuk do të mësojë. Kur ka mundësi tjetri, pse të mos e marrë atë që meriton?!”, mund të jenë shprehje të dëgjuara nga veshët e shumë fëmijëve. Po si është më mirë: që fëmija t’i jetë inteligjent, apo me vullnet? Cila vjen në radhë të parë: inteligjenca apo vullneti? Më mirë vullneti, se me punë arrihet gjithçka … Jo, jo më mirë inteligjenca se kur s’ke mend, s’mund të bësh asgjë. Jo, jo, unë them më mirë t’i kesh të dyja. Sa mirë do të ishte kështu.
Para shumë vjetësh, shumë prej nesh e kanë vlerësuar inteligjencën të lidhur me numrin e kualifikimeve apo të diplomave që dikush mund të kishte. Kështu, një person me diplomë, rrjedhimisht, ishte inteligjent, kurse një tjetër pa një të tillë jo. Po mirë, po kjo inteligjenca është e lindur apo jo; nuk është e fituar – të paktën kështu kemi dëgjuar të na thuhet. Në fakt, inteligjenca ka përkufizime që jo detyrimisht lidhen me diplomat apo titujt e dikujt. Inteligjenca është e formuar nga shumë faktorë, sipas psikologëve. Kështu inteligjenca është aftësi për t’i përdorur numrat, për të folur rrjedhshëm dhe pa gabime, aftësi për t’u orientuar në hapësirë, aftësi për të kujtuar, perceptuar, aftësi për ta përdorur arsyen e logjikën. Po më thoni pak a ka ndonjë që t’i ketë të tëra? Sigurisht, jo. Disa kanë disa aftësi, të tjerë mund të zotërojnë aftësitë e tjera. Por, inteligjenca është edhe aftësi për të kuptuar botën dhe për t’iu përgjigjur sfidave të jetës. Si thoni ju, a është inteligjent një person që nuk i ka kryer studimet e larta, por që ka fituar një profesion që i siguron ekonomikisht jetën? Sigurisht, është po aq inteligjent sa ç’është edhe një tjetër, që jep mësim në një fakultet dhe ka grada e tituj. Inteligjenca është praktikë. Një person që ka aftësi për të nxënë dhe për t’u sjellë në mënyrë adaptive është gjithashtu inteligjent. Një person që di të bëjë humor, është inteligjent. Mund të vini re tashmë se inteligjenca është shumë më e ndryshme nga ajo që mund të kemi përkufizuar në kokat tona.
Por, inteligjenca ka lidhje me gjenetikën ose më mirë me trashëgueshmërinë tonë, por jo vetëm me të. Kështu, nëse prindërit e një fëmije do të kenë një inteligjencë të lartë, ka shumë të ngjarë që këtë cilësi ta trashëgojë edhe fëmija i tyre, sidomos nëse mjedisi në të cilin është rritur ka qenë mjaft nxitës dhe stimulues për të zhvilluar e përdorur potencialin e inteligjencës së trashëguar të tij. Kështu, një fëmijë që ka një inteligjencë të trashëguar, nëse nuk e nxit dhe stimulon atë, ka pak probabilitet që ta zhvillojë atë.
Vullneti ose zelli për punë është një faktor tjetër që e ndihmon shumë inteligjencën. Ai është këmbëngulës në realizimin e sfidave, arritjen e qëllimeve dhe zgjidhjen e problemeve. Vullneti mund të jetë ndryshe një sinonim i disiplinës. Por, që disiplina të jetë efektive, duhet të mos imponohet, por dëshirohet. Ka shumë prindër e mësues që pa dashje ia bëjnë shkollën fëmijës gogol. Mësime të vështira, detyra të vështira,
duhen bërë tani, shumë shpejt, ndryshe ai cilësohet si një dështak, i paaftë dhe budalla. Vlerësime të tilla, të bëra prej prindërve ose mësuesve në mes të klasës, e pengojnë dhe e ndrydhin një fëmijë që të stimulohet, të zhvillojë e të nxjerrë në pah atë inteligjencë që ka. Kështu, duhet që fëmija të shpërblehet verbalisht duke ia vënë në dukje cilësitë dhe përpjekjet që ai bën për të mësuar e nxënë. Nuk ka fëmijë jointeligjent, ka vetëm të rritur që nuk e vënë re këtë ose që duan fëmijë perfektë. Pohojani fëmijës suaj, prindër e mësues, me zë të lartë përpjekjet e arritjet e tij përpara se t’i themi çfarë duhet të bëjë më tepër. Mos e frenoni fëmijën duke theksuar dështimet e tij! Ky është hapi i parë drejt mësimit të vullnetit.
Hapi i dytë lidhet me diçka që thamë edhe më lart. Bëjani mësimet dhe shkollën një lojë të jetës, ku ai mund të mësojë gjëra interesante. Gjeni një orë të përshtatshme për fëmijën tuaj, kur ai është më efektiv për të nxënë dhe prodhuar, pasi të jetë qetësuar nga dita në shkollë dhe pasi të jetë çlodhur mjaftueshëm. Bëni edhe pushime të shkurtra gjatë bërjes së mësimeve. Mirë do të ishte që fëmijës në shkollën fillore t’i jepeshin pak detyra për në shtëpi, pasi kjo do të ndihmonte shumë qëndrimin e mëvonshëm të tij ndaj shkollës duke e parë atë jo si detyrim, por si domosdoshmëri. Nëse vini re që fëmija është i lodhur nga shumë detyra që ka pasur, lini edhe ndonjë detyrë pa bërë. Nëse insistoni, mund t’i hiqni tulla murit të vullnetit dhe t’ia vini ato pa dashje urrejtjes për përgjegjësi e shkollë.
Jepini shpërblimin pas mbarimit të përgjegjësive të shkollës. Kështu mund t’i thuhet se pasi ai të përfundojë mësimet, mund të luajë lojërat e tij të preferuara, mund të shohë televizor, të dalë me ju apo të argëtohet në mënyrat e tij. Shpërblimi është gjithnjë sekondar, përgjegjësia është primare. Për këtë, të dy prindërit duhet të jenë në një mendje, të paktën përpara syve të fëmijës.
Dhe një fjalë të fundit. Nëse e shihni që fëmija juaj realisht nuk ka mundësi intelektuale për të nxënë më tepër seç mendoni, mos e torturoni atë. Nëse ju mungon durimi për t’u marrë me fëmijën tuaj e nervat ju bëhen kaçurrela, merrni një person tjetër që të ndihmojë fëmijën tuaj të kapërcejë limitin e kalueses në klasë. Do të ishte zgjidhja më pak torturuese për ju e për fëmijën tuaj. Mos harroni se inteligjenca është praktikë e përshtatje me sfidat e jetës. Nëse fëmija juaj mund ta bëjë këtë, jini të sigurt që keni rritur një fëmijë shumë inteligjent e të përgatitur për jetën.
Kujdes!
Ka shumë prindër e mësues që pa dashje ia bëjnë shkollën fëmijës gogol. Mësime të vështira, detyra të vështira, duhen bërë tani, shumë shpejt, ndryshe ai cilësohet si një dështak, i paaftë dhe budalla. Vlerësime të tilla, të bëra prej prindërve ose mësuesve në mes të klasës, e pengojnë dhe ndrydhin një fëmijë që të stimulohet, të zhvillojë e të nxjerrë në pah atë inteligjencë që ka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit