Të dhëna tronditëse nga një hulumtim: Antibiotikët mund të jenë një shkaktarë për kancerin e zorrës së trashë

Hulumtimi më i ri sugjeron se përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë
Antibiotikët janë jashtëzakonisht të dobishëm në trajtimin e infeksionit. Mirëpo, shkencëtarët ende po mësojnë për problemet shëndetësore që rezultojnë nga pasojat dhe përdorimi i tepërt i barnave antimikrobiale, transmeton Telegrafi.
Personat më të rinj se 50 vjeç duhet të kujdesen
Rezultatet e një studimi të ri, të paraqitur në Kongresin Botëror të Shoqatës Evropiane të Onkologjisë Mjekësore mbi kancerin e ezofagut 2021, tregojnë se njerëzit, veçanërisht ata nën moshën 50 vjeç, mund të kenë një rrezik në rritje të kancerit të zorrës së trashë për shkak të përdorimit të antibiotikëve.
Qendra Amerikane e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve vëren se antibiotikët janë të dobishëm në trajtimin e llojeve të caktuara të infeksioneve, por jo ato të shkaktuara nga viruset.
Pra, ato nuk janë gjithmonë të nevojshme, sepse trupi ndonjëherë është në gjendje të mbrojë veten kundër infeksionit.
Ekzaminimi i hershëm është më i rëndësishmi
Ekspertët në të gjithë botën po bëjnë apel për përdorimin racional të antibiotikëve, dhe ky studim është argumenti i tyre më shumë. Përkatësisht, megjithëse incidenca e përgjithshme e kancerit të zorrës së trashë është ulur vitet e fundit, numri i rasteve të kancerit kolorektal është rritur tek njerëzit nën moshën 64 vjeç.
Shqetësim është rritja e përhapjes së kancerit kolorektal tek të rinjtë. Të dhënat e fundit, të publikuara në revistën Cancer Trusted Source, sugjerojnë që njerëzit duhet të shkojnë për shqyrtim të kancerit të zorrës së trashë në moshën 45 vjeç, në vend të 50, gjë që do të ndihmonte në zbulimin dhe parandalimin e hershëm.
Sidoqoftë, ekspertët gjithashtu e lidhin kancerin e zorrës së trashë me rreziqe që ne nuk mund t’i kontrollojmë, të tilla si mosha, historia familjare, gjenetika ose prania e sëmundjeve inflamatore të zorrëve.
Disa shkaqe predispozuese për kancerin e zorrës së trashë janë ende të panjohura ose janë ende duke u studiuar, siç është kjo lidhje e re midis përdorimit të antibiotikëve dhe kancerit të zorrës së trashë.
Si zvogëlohet rreziku?
Individët mund të zvogëlojnë mundësinë e zhvillimit të këtij lloji të kancerit duke shmangur rreziqe të caktuara, të tilla si konsumimi i alkoolit, përdorimi i duhanit dhe mungesa e aktivitetit fizik.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit