Kosova sikurse edhe vendet e tjera në botë është duke u përballur me pandeminë e COVID-19, e njohur si Coronavirus.
Deri më tash në vendin tonë nga ky virus janë prekur 71 persona, kurse një ka humbur jetën.
Si rrjedhojë e kësaj pandemie, Shërbimi Korrektues i Kosovës ditë më parë ka bërë të ditur se për parandalimin e përhapjes së coronavirusit do të ndërpriten të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.
Gjatë kësaj periudhe kohore u tha se SHKK do t’iu mundësojë të burgosurve telefonata me të shpeshta me familjarë, me komunikim virtual përmes “Skype”.
E një komunikim i tillë në të gjitha qendrat korrektuese është duke u bërë. Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Ministria e Drejtësisë.
Në përgjigjen e tyre thuhet se tashmë është instaluar aplikacioni “Skype” në të gjitha qendrat korrektuese dhe të paraburgimit.
“Sapo ka nisur të shtohet rreziku nga virusi corona, ne në secilën qendër kemi dërguar instruksionet dhe masat që duhet t’i ndërmarrin me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe jetës së të burgosurve, por edhe stafit korrektues. Në këtë drejtim si masë e parë ka qenë ndalimi i vizitave të familjarëve të të burgosurve mirëpo këtë e kemi zëvendësuar me instalimin e ‘“Skype’. Në të gjitha qendrat korrektuese dhe të paraburgimit është instaluar ‘Skype’”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.
Nga ministria kanë shtuar se kjo formë e komunikimit është mirëpritur në masë të madhe nga të burgosurit.
“Në pamundësi që të burgosurit të takohen fizikisht me familjarët e tyre ne kemi paraparë këtë fazë. Kjo është mirëkuptuar në masë të madhe edhe nga vetë të burgosurit. Këto masa janë të parakohshme, pra varen nga eliminimi i rreziqeve nga ky virus që ka shkaktuar pasoja të mëdha”, kanë deklaruar për Telegrafin nga Ministria e Drejtësisë.
Se një komunikim i tillë në mes të burgosurve dhe familjarëve të tyre është duke funksionuar, e ka konfirmuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Thaçi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vendimi për komunikim përmes “Skype” është duke u zbatuar.
“Po ka filluar të zbatohet qysh nga java e kaluar”, ka thënë shkurt Thaçi.
Kujtojmë se deri më tash nga personat e prekur nga coronavirusi nuk ka asnjë rast të shënuar në të gjitha qendrat korrektuese dhe të paraburgimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës