LAJMI I FUNDIT:

A do të bashkohet opozita shqiptare? (Video)

A do të bashkohet opozita shqiptare? (Video)

Bashkimi i partive opozitare shqiptare është i nevojshëm por pak sa i ngecur pas, theksoi kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Besim Hoda. Sipas tij, iniciativat për unifikim të janë të mirësardhura, për përfaqësim sa më të denjë të shqiptarëve, pwrcjell Telegrafi Maqedoni.

“Realisht ne shqiptarët jemi në gjendje të mjerueshme të përfaqësimit politik deri tanishëm. Pavarësisht se do të fitojnë partitë opozitare të vogla apo jo në këto zgjedhje, bashkimi i tyre së paku do të ngjallte një perspektivë tjetër tek popullata shqiptare”, u shpreh në Clic Plus në TV21, Besim Hoda, kryetar i OVL-UÇK.


Shaban Zendeli nga Lëvizja “BESA” theksoi se me bashkëveprimin e partive të reja opozitare, do të arrihet tek fitorja e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

“Ne si lëvizje Besa themi dhe jemi të bindur se duhet të bëhet një bashkëveprim dhe në fund besoj që do të rezultojë me një bashkëpunim mes partive opozitare shqiptare. Ne si lëvizje jemi të bindur dhe aspak s’do ta kemi problem që ta fitojmë garën politike karshi BDI-së”, theksoi Shaban Zendeli, Lëvizja “Besa”.

Muhamed Ismaili nga Uniteti tha se çdo bashkëpunim opozitar kërkon transparencë:

“Ne si parti e kemi theksuar çështjen e bashkëpunimit me partitë tjera, që bazohet në platformat politike dhe jo në bazë të interesave individuale ose grupore. Gjithçka duhet te jetë dhe do jete e shkruar dhe transparente”, tha Muhamed Ismaili, Uniteti.

Sipas analistit, Ismet Ramadani partitë e reja dhe ato të vogla po taktizojnë dhe luajnë lojrat e tyre politike rreth formimit të koalicioneve.

“Ju keni taktizuar deri tash një situatë për të verifikuar retingjet politike te partive tuaja. Dhe në ketë moment ju bashkërendimet do ti bëni ne bazë të një rejtingu më aktual, më të ri. Dhe në bazë të asaj do ta bëni edhe ndarjen e deputetëve dhe numrit të deputetëve”, shtoi Ismet Ramadani, Analist.

Disa nga partitë opozitare shqiptare kanë theksuar se kanë zhvilluar takime për mundësin e bashkëpunimit, por deri tani nuk ka pasur rezultate konkrete./Telegrafi/