Gazeta kroate, Jutarnji list pretendon se ka marrë informacione nga burime të mirëinformuara në Podgoricë se Milo Gjukanoviq, ish-presidenti dhe kryeministri i Malit të Zi për një kohë të gjatë, mund të arrestohet në ditët në vijim.
Gazeta raporton se prokuroria shtetërore, “e cila tani është nën kontrollin e koalicionit pro-serb në pushtet, po përgatit këtë arrestim bombastik pasi dyshohet se ka arritur marrëveshje me biznesmenin e ekstraduar së fundmi nga Britania e Madhe, Dushko Knezheviq, i cili dyshohet se pranoi të bashkëpunonte dhe të ishte dëshmitar i mbrojtur i penduar”.
Sigurisht që e gjithë kjo është në fazën e supozimeve, por Podgorica është një qytet i vogël dhe diçka e tillë nuk do të ishte diçka e papritur.
Më në fund, përfaqësuesit e opsionit radikal pro-serbo-rus, Milan Knezheviq dhe çetniku, Andrija Mandiq, tani në pozitën e kryetarit të Kuvendit, vazhdimisht në paraqitjet e tyre parazgjedhore premtuan se do ta “dërgojnë Gjukanoviqin pas hekurave”, dhe tani që kanë pushtetin e plotë në duart e tyre, ka mundësi që kanë vendosur ta ndërmarrin atë hap, thekson Jutarnji list.
Ata kujtojnë gjithashtu se Milan Knezheviq dhe Andrija Mandiq u dënuan për pjesëmarrje në tentativën për grusht shteti në vitin 2016, por aktgjykimi nuk u zbatua kurrë dhe tani, kur ka ndryshuar pushteti, procedurat gjyqësore po përsëriten.
Kujtojmë se Milo Gjukanoviq nuk mban më asnjë funksion politik; humbi në zgjedhjet presidenciale dhe u largua nga posti drejtues i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila ishte struktura drejtuese në Mal të Zi për më shumë se 30 vjet.
Edhe para ekstradimit, Knezheviq ka bërë reklamë në disa media malazeze, ku ka thënë se është i gatshëm t’i “ia jap prokurorisë” të gjitha provat që ka kundër Milo Gjukanoviqit dhe të cilat i ka paraqitur dhe raportuar deri më tani.
Dushko Knezheviq ishte për një kohë të gjatë një nga “sipërmarrësit e afërt me grupin e atëhershëm në pushtet”. Ka disa procedime penale kundër Knezheviqit dhe ish-drejtori i Atlas Group është akuzuar në disa raste për mashtrim të klientëve të bankës së tij ose keqpërdorim të pozitës, si dhe për krijimin e një organizate kriminale dhe pastrim parash. Mirëpo, sipas mediave malazeze, Dushko Knezheviq ka thënë edhe para ekstradimit se po vjen “në Mal të Zi me një çantë blu dhe përmbajtja e saj nuk do të jetë e mirë për shumëkënd”.
Milo Gjukanoviq për një kohë të gjatë dyshohet se i ka pasur “gishtat në mjaltë”, ndërsa akuzohet se është maja e “oktapodit të korruptuar” malazez. Gjykata në Bari dikur e akuzoi atë me dyshimin për kontrabandë cigaresh dhe në Bruksel ata shprehën pakënaqësinë e tyre për shkak të biznesit të dyshimtë dhe “tolerimit të aktiviteteve kriminale” dhe sundimit të tij afatgjatë, më shumë se tre dekada.
Megjithatë, kjo ka edhe një shenjë tjetër. Kjo nuk është vetëm një luftë kundër krimit dhe korrupsionit, por, ndoshta mbi të gjitha, një përballje politike me ish-autoritetet dhe synimi kryesor është të preket rryma pro malazeze, simbol i së cilës është Milo Gjukanoviq, pavarësisht akuzave të krimit dhe shpërdorimit të pushtetit. Kjo është një lojë e rrezikshme politiko-kriminale që mund të vulosë fatin e Malit të Zi si shtet i pavarur, beson Jutarnji.
Por, arrestimi i Gjukanoviqit do të ishte një ngjarje e klasit të parë me pasoja të mundshme të gjera, sepse është evidente se ky arrestim dhe procesi i mundshëm do të kishte jo vetëm një “shenjë kriminale”, por do të mbante edhe një barrë të madhe llogaritëse politike nga autoritetet aktuale pro-serbe për të shtypur rivalët e tyre pro-malazez. Dhe gjithashtu mund të shkaktojë konflikte në shoqërinë tashmë të shpërqendruar dhe të ndarë malazeze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-06f5986d-cc1b-49ab-98c2-52a4090f6604-e1739903796708-780x439.jpeg)
SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën
![Erdogan ka një ofertë për palët e përfshira në përfundimin e luftës në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-bce7bc41-80a5-44c3-8dd2-eefc5d09fd86-780x439.jpeg)
Erdogan ka një ofertë për palët e përfshira në përfundimin e luftës në Ukrainë
![Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/https___cloudfront-us-east-2.images.arcpublishing.com_reuters_JYQ3MXG3DBPA7KPHLYC6SQIJKU-780x439.jpg)
Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt
![Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-35bd61d7-ef6c-42ed-8dfc-6d9ac664649c-780x439.jpeg)
Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky
![Çfarë dihet për bisedimet e para SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-6101f2c8-e19d-4e5b-9503-d3df503b10de-780x439.jpeg)
Çfarë dihet për bisedimet e para SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame